schema:text
| - Titulli dhe fotografia e pasaktë për plagosjen e shqiptarit
Deklarata
Plagoset një 31-vjeçar shqiptar në qebaptore
Vlerësimi
Me kos
Artikulli me titull “Plagoset një 31-vjeçar shqiptar në qebaptore” është ilustruar me një fotografi nga Kosova, në të cilën shihet një veturë e Policisë së Kosovës. Por, plagosja e 31-vjeçarit nuk ka ndodhur në Kosovë, si aludon titulli dhe fotografia me të cilën është ilustruar incidenti. Ngjarja ka ndodhur në Gjermani.
Artikulli
Më 25 prill 2023, faqja online “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Plagoset një 31-vjeçar shqiptar në qebaptore”.
I njëjti është shpërndarë në faqen e facebook-ut Kosova Sot.
Titulli i artikullit nuk është i saktë, pasi i njëjti është përgjithësues dhe nuk tregon vendin se ku ka ndodhur incidenti.
Informacioni jepet në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Një shqiptar është plagosur në orët e para të së martës në Hamburg. Ngjarja ndodhi në një qebaptore në Reeperbahn”.
Gjithashtu, fotografia e përdorur për të ilustruar artikullin, shihet një pjesëtar dhe një veturë e Policisë së Kosovës, gjë e cila i lë lexuesit të nënkuptojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.
Për këtë incident ka raportuar media gjermane, “sat1regional.de”, e cila njofton për plagosjen që ka ndodh me 25 prilli 2023 teksa shton se edhe i dyshuari, dyshohet se është shqiptar.
|