About: http://data.cimple.eu/claim-review/22d015626ea828168c2b49436834f03769a9453db68129699eb5f776     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar e Rifat Jasharit Deklarata “Pramë e keni përcjellë ndoshta edhe ju, dy orë, tri orë, katër orë, kerret e dhezne tu hargju e tuj pritë Ministreshat e Ministrat, se po ju ftofen kerret e mërdhihen”- Rifat Jashari. Vlerësimi Me kos Është e manipuluar videoja në të cilën shihet kandidati për Kryeministër, Albin Kurti dhe Rifat Jashari që thot: “Pramë e keni përcjellë ndoshta edhe ju, dy orë, tri orë, katër orë, kerret e dhezne tu hargju e tuj pritë ministreshat e ministrat se po ju ftofen kerret e mërdhihen”. Rifat Jashari këtë intervistë e ka dhënë në vitin 2013, në kohën kur Albin Kurti nuk ishte Kryeministër, por vetëm Deputet. Bekim Jashari, nga familja Jashari, ka thënë se videoja është e manipuluar dhe intervista është dhënë para 11 vjetëve. Kjo video është publikuar disa ditë para Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Artikulli Më 30.01.2025, faqja në Facebook Prishtina (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video të ndarë në dy pjesë: në njërën anë flet Rifat Jashari, ndërsa në anën tjetër është Albin Kurti duke zbritur nga një veturë zyrtare. Në video pretendohet se Rifat Jashari ka deklaruar “Pramë e keni përcjellë ndoshta edhe ju, dy orë, tri orë, katër orë, kerret e dhezne tu hargju e tuj pritë Ministreshat e Ministrat, se po ju ftofen kerret e mërdhihen”. Rifat Jashari është vëllai i Komandantit Adem Jashari. Krypometër, përmes kërkimit në internet, ka gjetur intervistën origjinale të Rifat Jasharit e cila ishte publikuar në vitin 2013 në emisionin “Pa Rrotlla”. Në vitin 2013, Albin Kurti ishte vetëm Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në lidhje me këtë material ka reaguar nipi i Rifat Jashrit, Bekim Jashari. Ai në një postim në Facebook ka deklaruar se video është e manipuluar. “Si ka mundësi që lëshoheni deri në këtë nivel kaq të ulët e të pistë në këtë kohë fushate, duke e përdorur edhe mixhën Rifat për interesat tuaja, kur juve ju konvenon dhe si ju përshtatet? Si mund ta nxirrni nga konteksti një intervistë të dhënë nga mixha Rifat për z. Milaim Zeka, 11 vite më parë, vetëm për të manipuluar opinionin publik për një grusht vota?”- ka thënë Bekim Jashari. Më tej, ai ka theksuar se intervista ishte realizuar në rrethana të tjera politike krahasuar me ditët e sotme. “Dihet shumë mirë në çfarë rrethanash politike e ka dhënë këtë intervistë mixha Rifat dhe në çfarë kohe është bërë kjo deklaratë. Si nuk ju vjen turp? Si mund ta përdorni për lojërat tuaja politike një njeri që ka dhënë aq shumë për këtë ditë që ne sot e gëzojmë dhe i cili ka bërë çdoherë thirrje për unitet dhe jo përqarje mes nesh.”- ka shtuar ai. Në vitin 2013 Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Kosovës. Ai e mbante këtë pozitë që nga viti 2008 e deri në vitin 2014. Kjo video e manipuluar është publikuar në prag të Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, të cilat janë shpallur me vendim të presidentes Vjosa Osmani. Në këto Zgjedhje, kandidatë për kryeministra nga subjektet politike në vend janë: Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministër aktual, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote këto Zgjedhje, sipas të dhënave të KQZ. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues. Në Zgjedhjet parlamentare do të garojnë 28 subjekte politike. Prej tyre 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ky është procesi i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në anën tjetër, më 03.04.2023 ka filluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”. Themelimi i këtij institucioni u bë nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa Aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software