About: http://data.cimple.eu/claim-review/230ffb09c8637f1d84d8707d05f36d70d2d1cc2681a5ff01b30364fd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Mjegulla mediale për pazarin e votave për buxhetin Deklarata Lajmi: Burime të Periskopit brenda Kryeministrinë bën të ditur se mëngjesin e sotëm, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë biseduar me kryeministrin Haradinaj dhe se i kanë thënë atij se do ta votonin Projektligjin për Buxhet, në këmbim të ndryshimit të Ligjit për Financimin e partive politike Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Pazari për t’i siguruar votat për kalimin e buxhetit të vitit 2019 ende nuk është zbardhur. Partia e Shpend Ahmetit, PSD i ka publikuar kushtet e tyre në shkëmbim të votave për buxhetin, mirëpo mbetet mister përfshirja e Vetëvendosjes në këtë muhabet. Një lajm i publikuar në portalin Periskopi është demantuar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe nga deputetja Albulena Haxhiu. Hetimet për këtë temë do të vazhdojnë për të zbardhur nëse kishte një rrenë mediale apo kishte tentativë për të ndihmuar qeverinë e pakicës. Artikulli Kryeministri Ramush Haradinaj ka përgënjeshtruar mediat kosovare rreth një lajmi të publikuar të shtunën në mëngjes për një takim që supozohej se ka ndodhur ndërmjet kryeministrit dhe disa përfaqësuesve të Vetëvendosjes. Mediat, duke u thirrur në burime, kishte publikuar lajmin se Vetëvendosje kishte shkuar në Kryeministri duke i’a ofruar votat për buxhet në këmbim të ndryshimit të ligjit për financimin e partive politike. “Burime të Periskopit brenda Kryeministrinë bën të ditur se mëngjesin e sotëm, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë biseduar me kryeministrin Haradinaj dhe se i kanë thënë atij se do ta votonin Projektligjin për Buxhet, në këmbim të ndryshimit të Ligjit për Financimin e partive politike”, kishte shkruar Periskopi më 2 shkurt, ditën kur u votua edhe buxheti i vitit 2019. Mirëpo sot gjatë ditës, Kryeministri Haradinaj ka deklaruar në konferencë për media se s’ka pasur ndonjë takim me përfaqësuesit e Vetëvendosjes ditën e shtunë. “Me Vetëvendosjen komunikoj zakonisht për tema të mëdha. P.sh për Ushtrinë ua kam lyp votën, për statusin e Trepçës kemi komuniku që të votojmë së bashku, ajo është votu me 2/3 e komunikime tjera s’kam pasur. Nuk përjashtoj mundësinë që ka pasur takime në nivele të caktume, por jo me mu”, tha Haradinaj në konferencën e sotme. Ndërsa lajmin e ka demantuar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. Ajo në një prononcim për KALLXO.com është shprehur se nuk ka pasur ndonjë takim të tillë. “Nuk jemi takuar”, tha shkurtimisht deputetja Haxhiu. Lajmin e portalit “Periskopi” e kishte bërë share edhe zëdhënësi i komunës së Prishtinës, që është pjesë e PSD-së, Adonis Tahiri. Me ligjin e kaluar, Vetëvendosjes i kanë takuar të gjitha paratë nga fondi i demokratizimit të KQZ-së, pasi që deputetët e PSD-së kishin fituar mandatet nga lista zgjedhore e Vetëvendosjes. Vetëvendosje në fillim të këtij mandati kishte pasur 32 deputetë, mirëpo pas përplasjeve brenda partisë, 12 deputetë të pakënaqur kishin lëshuar grupit parlamentar dhe pastaj kishin kaluar në Partinë Social Demokrate. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software