Video me përmbajtje të rreme
Deklarata
Familja Vuçiçi
Vlerësimi
Rrenë
Video është e manipuluar, pasi zëri që dëgjohet nuk është i presidentit Aleksandar Vuçiq. Edhe mbishkrimi “Familja Vuçiçi” është pretendim i rremë, pasi asnjë nga figurat e paraqitura në video nuk janë familje e presidentit të Serbisë.
Artikulli
Më 1 janar 2023 faqja Ledion Media publikoi një video me mbishkrim “Familja Vuçiçi”.
Në video shihet Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zëri i një personi duke sharë dhe ofenduar në gjuhën serbe në drejtim të disa figurave publike në Kosovë.
Në këtë video, si “familje e Vuçiq” janë paraqitur: Kryetarët e partive opozitare Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj, po ashtu gazetarët si Ermal Panduri, Leonard Kërquki dhe Adriatik Kelmendi.
Personat e lartpërmendur nuk janë familje e presidentit të Serbisë, po ashtu ky i fundit nuk ka përdorur sharje ndaj tyre si dëgjohet në video.
Video që e paraqet Vuçiqin duke folur është e manipuluar, pasi zëri që dëgjohet nuk është i presidentit të Serbisë.