About: http://data.cimple.eu/claim-review/23977c6bc29e0de8bcd76f29e576406e58cd69a78a5975ecbf7f88f3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për mbulimin e gropave nëpër rrugët e Prishtinës Deklarata Komuna e Prishtinës: Presim që deri në qershor të këtij viti të mbyllen të gjitha gropat brenda qytetit të Prishtinës Vlerësimi Me kos Komuna e Prishtinës nuk i ka mbyllur gropat deri në muajin qershor, siç kishte premtuar. Përkundër faktit që Komuna e Prishtinës thotë se kanë intervenuar në 700 raste, KALLXO.com ka gjetur se ka ende gropa në disa lagje të kryeqytetit si në: rrugën Naim Frashëri në lagjen e Muhaxherëve dhe në rrugën Afrim Hoxha në lagjen Toukbashqe, në rrugën Ymer Alushani në lagjen Dardania. Artikulli Komuna e Prishtinës kishte premtuar se deri në muajin qershor do të mbulon gropat që janë bërë nëpër rrugët e Prishtinës. Drejtoria për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, në muajin mars, kishte thënë për KALLXO.com se plani i mbulimit të gropave ishte pjesë e kontratës me operatorin privat. “Sipas atij plani, si dhe kontratës për sanime që kemi, presim që deri në qershor të këtij viti të mbyllen të gjitha gropat brenda qytetit të Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmeti në një konferencë të mbajtur më 1 Gusht 2018 kanë prezantuar investimet kapitale të realizuara në pjesën e parë të këtij viti. Përveç investimeve të tjera Komuna e Prishtinës ka renditur edhe “Sanimin e gropave në qytet”. Por, KALLXO.com ka gjetur se ka ende gropa në disa lagje të kryeqytetit si në: rrugën Naim Frashëri në lagjen e Muhaxherëve dhe në rrugën Afrim Hoxha në lagjen Toukbashqe, në rrugën Ymer Alushani në lagjen Dardania. Komuna e Prishtinës ka thënë se deri më tani janë sanuar 700 gropa. “Komuna e Prishtinës ka kontrate për sanimin e gropave në qytet dhe deri më tani është intervenuar në mbi 700 raste. Është projekt në vazhdimësi dhe po punohet sipas planit të paraparë”, tha zyrtarja për informim nga Komuna e Prishtinës, Miranda Mullafazliu. Kallxo.com kishte raportuar edhe në të kaluarën për gropat e shumta që janë hapur nëpër rrugët e Prishtinës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software