About: http://data.cimple.eu/claim-review/2399a0ff744f2eceeaaca4a41f2171b737d8fc75366f34aefa5e46c7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se ka koordinim në mes të Kurtit e Mickoskit për arrestimin e Ali Ahmetit Deklarata Pasi mori mbështejen e Kurtit/ VMRO shkon një hap më tej: do ta arrestojmë Ali Ahmeti Vlerësimi Me kos Postimit se “Pasi mori mbështejen e Kurtit/ VMRO shkon një hap më tej: do ta arrestojmë Ali Ahmeti”- nuk është i saktë. Në mbledhje e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut nuk është diskutuar për arrestimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se ky pretendim nuk është i vërtetë. Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka theksuar se ky lajm është i pa vërtetë, pasi Kurti dhe Mickoski “nuk arrestojnë, këtë e bëjnë organet kompetente, prokuroria dhe gjykata”. Artikulli Më 24.11.2024, faqja në Facebook ‘Like Faqen’ (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në fotografi është vendosur mbishkrimi “Pasi mori mbështejen e Kurtit/ VMRO shkon një hap më tej: do ta arrestojmë Ali Ahmeti”. Fotografia është publikuar në kohën kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët në Prishtinë, më 18.11.2024. Krypometër ka kontrolluar njoftimet që janë lëshuar rreth kësaj mbledhjeje të përbashkët për të parë nëse është diskutuar mundësia e arrestimit të personave që kanë qenë në qeveri në të kaluarën. Sipas një komunikate për media të Qeverisë së Kosovës, mbledhjes i ka paraprirë një takim ndërmjet kryeministrave Kurti dhe Mickoski, gjatë të cilit “u diskutua rreth marrëdhënieve bilaterale, fushave me potencial të bashkëpunimit dhe rëndësisë së organizimit të kësaj mbledhjeje”. Mirëpo në komunikatë nuk thuhet se është diskutuar mbi arrestimin e Ali Ahmetit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Krypometër gjithashtu ka kontaktuar edhe me zëdhënësit e dy qeverive për të kuptuar vërtetësinë e këtij informacioni. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se ky pretendim nuk është i vërtetë. “Këto pretendime janë të pa vërteta”- ka thënë Kryeziu. Ndërkaq, zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi ka theksuar se ky lajm është i pa vërtetë. Azizi u shpreh se as Kurti e as Mickoski “nuk arrestojnë, këtë e bëjnë organet kompetente, prokuroria dhe gjykata”. “Bëhet fjalë për një lajm të pavërtetë. As kryeministri Kurti, as kryeministri Mickoski nuk arrestojnë, këtë e bëjnë organet kompetente, prokuroria dhe gjykata. Nëse janë duke u zhvilluar procedura dhe hetime, kjo është diçka për të cilën duhet të deklarohen organet e rendit.”- ka thënë Azizi për Krypometër. Në komunikatën për media, pas mbledhjes së dy qeverive, u njoftua se e njëjta kulmoi me nënshkrimin e një protokolli dhe dy memorandumeve të mirëkuptimit në lidhje me lehtësimin e lëvizjes së lirë, bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe të arsimit, përkatësisht: 1.Protokolli ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë; 2.Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre përkatëse; 3.Memorandumi i Mirëkuptimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e arsimit, me fokus tek Arsimi dhe Aftësimi Profesional dhe arsimi i të rriturve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software