schema:text
| - Ilustrimi që mashtron lexuesit
Deklarata
Kurti Vjen Me Nje Paralajmerim !! ” Nese Ndodh Kjo Gje Ne Kosove Atehere Nuk Kemi Nevoje Per Njohjen E Serbise
Vlerësimi
Me kos
Më 11 shtator 2022 faqet e internetit KosovaPress dhe A.news29media publikuan një artikull me mbishkrimin: “Kurti Vjen Me Nje Paralajmerim !! ” Nese Ndodh Kjo Gje Ne Kosove Atehere Nuk Kemi Nevoje Per Njohjen E Serbise”. Brenda shkrimit potencohet se ky deklarim është dhënë nga kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti. Ky artikull është ilustruar me foton e kryeministrit Albin Kurti. Ilustrimi i këtij lajmi me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti ka bërë që lexuesit të lajthiten për shkak të mbiemrit të ngjashëm.
Artikulli
Më 11 shtator 2022, faqet e internetit KosovaPress dhe A.news29media publikuan një artikull me mbishkrimin: “Kurti Vjen Me Nje Paralajmerim !! ” Nese Ndodh Kjo Gje Ne Kosove Atehere Nuk Kemi Nevoje Per Njohjen E Serbise”. Artikulli është ilustruar me fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Por, artikulli është bërë bazuar në një deklaratë të bërë nga një person tjetër, përkatësisht nga kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, derisa është ilustruar me foton e kryeministrit Albin Kurti.
I njëjti artikull me po këtë ilustrim është shpërndarë edhe nga faqet Shëndeti.al, LajmeOnline, ArtistëtShqiptarë, GazetaRozë, Lexo.Net.
Faton Kurti, kryetari i Republikanëve të Kosovës, më 11 shtator 2022, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ishte shprehur se “nëse Kosovës, i kërkohet nga BE-ja në mënyrë Imperative formimi i Asociacionit apo më mirë të themi Bosnjizimi i Kosovës, në këmbim të njohjes nga Serbia – atëhere NEVE NUK NA DUHET NJOHJA NGA SERBIA”.
Ilustrimi i shkrimit të Faton Kurtit me foto të kryeministrit Albin Kurti ka bërë që shumë lexues të çorientohen nga autorësia e saktë e atij që e ka shprehur këtë opinion.
|