About: http://data.cimple.eu/claim-review/24224abc6a373b6c1a820c50c9276222d9f5d6e0fc81061b81dbf46e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për “pavarësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë” Deklarata Qysh nesër Albin Kurti pritet ta nënshkruaj Zajednicen. Pavarsinë e komunave serbe brenda Kosovës Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Konstatimi i bërë në postimin “Qysh nesër Albin Kurti pritet ta nënshkruaj Zajednicen. Pavarsinë e komunave serbe brenda Kosovës”- është i rremë. As marrëveshja e vitit 2013 dhe as ajo e vitit 2015 për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe nuk parasheh pavarësim të këtyre komunave nga Kosova. BE dhe SHBA-ja në vazhdimësi kanë kërkuar që të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me Kushtetuten e Kosovës. Artikulli Më 26 shkurt 2023, faqja e facebook-ut “POLITIKA” ka publikuar një fotografi e cila mban një mbishkrim që lidhet me takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Faqja pretendon se Kurti sot do të nënshkruajë ‘Zajednicën’ duke e quajtur atë “Pavarësi të komunave serbe brenda Kosovës”. “Foto 1 Kosova pa Albin Kurtin Kryeminister. Foto 2 Kosova me Albin Kurtin Kryeminister. Qysh nesër Albin Kurti pritet ta nënshkruaj Zajednicen. Pavarsinë e komunave serbe brenda Kosovës. Albini ka qenë kundeshtesi ma i madh i kësaj marrveshje sa ishte opozitar. Gjitheçka e paska pasë vetëm për pushtet”- thuhet në mbishkrim. Informacioni që marrëveshja e Zajdenicës nënkupton, pavarësinë e komunave serbe brenda Kosovës është i rremë. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është njëra prej marrëveshjeve më të diskutueshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por që nuk është zbatuar, pasi u vlerësua se disa pika të saj janë në kundërshtim me Kushtetutën e Repubikës së Kosovës. Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, paraqet gurthemelin e marrëveshjes së 19 prillit 2013 mes të dyja palëve, pasi 6 nga 15 pikat e marrëveshjes janë të fokusuara në krijimin e tij. Marrëveshja jep hollësi të kompetencave që i jepen asociacionit të 10 komunave me shumicë serbe; të ketë “mbikëqyrje” të plotë në sferat e planifikimit rural dhe urban, zhvillimin ekonomik, arsim dhe shëndetësi, mirëpo askund nuk përmendet “pavarësia e komunave serbe në Kosovë”. Përveç marrëveshjes bazë të vitit 2013, më 25 gusht 2015, në kohën kur qeveria drejtohej nga Isa Mustafa, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel lidhur me një varg parimesh dhe elementesh kryesore të Asociacionit, të cilat herë do kur duhen përkthyer në tekst statuti. Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata kishte konstatuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të themelohet, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit në vitin 2013. Ndërsa, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit e vitit 2015 nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës. Por, në të dy marrëveshjet e nënshkruara, në asnjë pikë nuk thuhet se Asociacioni nënkupton pavarësi të komunave me shumicë serbe nga Kosova. Pavarësia nënkupton kur një pjesë e territorit, me kufi të përcaktuar ndahet nga një territor tjetër dhe e krijon shtetin e tij.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software