schema:text
| - Titulli i rremë që lidhë vizitën e Bërnabiqit në Kosovë dhe sulmin në Veri
Deklarata
Bernabiq ne Veri, Sulm i fuqishëm ne veri te Mitrovicës
Vlerësimi
Me kos
“Bernabiq ne Veri, Sulm i fuqishëm ne veri te Mitrovicës”- nuk është i saktë dhe si i tillë i vë në lajthitje lexuesit. Nuk ka ndodhur asnjë sulm i fuqishëm në trojet veriore të Republikës së Kosovës. Për më tepër, vizita e kryeministres serbe Bërnabiq në Kosovë dhe sulmi ndaj shtëpisë së rreshterit Dragan Nikoliq, janë dy ngjarje të cilat nuk kanë lidhje mes vete ashtu siç pretendohet në artikullin e publikuar nga mediumi në fjalë.
Artikulli
Faqja e internetit Postlajme.com ka publikuar një artikull me titullin “Bernabiq ne Veri, Sulm i fuqishëm ne veri te Mitrovicës”.
Ky është është shpërndarë në disa faqe të Facebook, si: ‘Lajme Article’, ‘Post Lajme’, ‘Lajme’, ‘Post Lajmee’.
Përkundër faktit që në titull është folur për vizitën në Kosovë të Kryeministres së Serbisë, Ana Bëernabiq, kjo temë fare nuk përmendet në artikull.
Në artikull, është ripublikuar një artikull i portalit Veri.info, në të cilin flitet për sulmin që iu ka bërë një qytetari serb në Leposaviq.
Përveç kësaj, në titull nuk jepet asnjë sqarim për çfarë sulmi bëhet fjaë, por ndërlidhet vizita e Kryeministres së Serbisë me sulmin.
Vizita e Kryeministres serbe Brnabiq në Kosovë dhe sulmi ndaj shtëpisë së rreshterit Nikoliq, janë dy ngjarje të cilat nuk kanë lidhje mes vete ashtu siç pretendohet në artikullin e publikuar nga mediumi në fjalë.
Vizita e Kryeministres serbe ka filluar sot dhe nuk është raportuar asnjë incident.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla sot përmes një konference për media ka bërë të ditur se sulmi në shtëpinë e rreshterit Dragan Nikoliq kishte ndodhur para se Kryeministrja e Serbisë të vizitojë Kosovën. Ai ka thënë se dyshimet e para janë që sulmi ka ndodhur pasi rreshteri kishte vendosur që targat e veturës së tij t’i kalojë nga ato ilegale në targa të RKS-së.
|