About: http://data.cimple.eu/claim-review/248c9f82e48caf1f4f4db26e1cf05ea9b29dd67dd95467da21422dcf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Teoria e vjetër konspirative e Cakos se koha nuk ka lëvizur prezantohet si aktuale Deklarata Të gjitha këto shkrirje të akullnajave janë gënjeshtra të ambientalistëve, [temperatura] nuk është rritur fare, është fare normale. Janë ciklet e motit këto që ndikohen nga shkaqe të tjera të ndryshme dhe nuk kanë lidhje Vlerësimi Rrenë Pretendimet e Alfred Cakos së “të gjitha këto shkrirje të akullnajave janë gënjeshtra të ambientalistëve, [temperatura] nuk është rritur fare, është fare normale. Janë ciklet e motit këto që ndikohen nga shkaqe të tjera të ndryshme dhe nuk kanë lidhje…”- janë të rreme. Këto përfundime nuk janë të bazuara në të dhëna shkencore. Sipas Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), ndryshimet klimatike i referohen ndryshimeve afatgjata të temperaturave dhe modeleve të motit, ndërsa që nga viti 1800, aktivitetet njerëzore kanë qenë shtytësi kryesor i ndryshimeve klimatike, kryesisht për shkak të djegies së lëndëve fosile si qymyri, nafta dhe gazi. Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës tani është rreth 1.2°C më e ngrohtë se sa ishte në fund të vitit 1800 (para Revolucionit Industrial) dhe më e ngrohtë se në çdo kohë në 100,000 vitet e fundit. Artikulli Më 06.11.2024, faqja në Facebook “Shqipëria Jon” (arkiva & arkiva & arkiva) ka publikuar një video material në të cilin flet Alfred Cako. Video mban mbishkrimin “Kush ka pak mend e kupton te tjerët te rrin aty mos te kuptojn Alfred Cako”. Tutje, Cako në fjalën e tij thotë se nuk ka ngrohje globale dhe se temperaturat në tokë nuk janë rritur. “Ke parë ndonjë pikturë ose skulpturë greke që të kenë qenë të veshur me pallto ose me gëzof dy mijë vjet përpara? Kështu ka qenë koha edhe atëherë, kështu është prapë- nuk ka lëvizur e as nuk do të lëvizë asnjëherë. Të gjitha këto ‘shkrirje të akullnajave’ janë gënjeshtra të ambientalistëve, temperatura nuk është rritur fare, është fare normale. Janë ciklet e motit këto që ndikohen nga shkaqe të tjera të ndryshme dhe nuk kanë lidhje…”- dëgjohet duke thënë Cako. Kjo deklaratë e Cakos është shkëputur nga emisioni “Rrethi Katror” që transmetohet në Top Channel. Ky emision ishte publikuar më 04.07.2021 dhe rrjedhimisht përmbajtja është e vjetër. Një lajm ka qarkulluar në rrjetet sociale në tetor të këtij viti duke pretenduar se ngrohja globale është mashtrim dhe duke aluduar se ,,nuk është gjetur asnjë ndryshim në normat e ngrohjes globale që nga viti 1970”. Një studim i publikuar në revistën shkencore Nature konfirmon se temperatura e sipërfaqes po rritet vazhdimisht dhe se “ngrohja globale nuk ka të ndalur”. Kontrolluesi i fakteve, Logically Facts raporton se, ndryshe nga pretendimet në internet, studimi tregon rritje të vazhdueshme të temperaturave të sipërfaqes që nga vitet ‘70. Ndërsa, kontrolluesi tjetër i fakteve, AAP, raportoi se autorja e këtij studimi dhe ekspertja e ndryshimeve klimatike, Claudie Beaulieu thot se pretendimet nga faqet nuk përputheshin me hulumtimin. Beaulieu, ka theksuar se ndonëse studimi nuk zbuloi një rritje të dukshme të temperaturës globale, megjithatë ka zbuluar se toka po nxehet vazhdimisht. Sipas Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), ndryshimet klimatike i referohen ndryshimeve afatgjata të temperaturave dhe modeleve të motit, ndërsa, që nga viti 1800, aktivitetet njerëzore kanë qenë shtytësi kryesor i ndryshimeve klimatike, kryesisht, për shkak të djegies së lëndëve fosile si qymyri, nafta dhe gazi. Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës tani është rreth 1.2°C më e ngrohtë se sa ishte në fund të vitit 1800 (para Revolucionit Industrial) dhe më e ngrohtë se në çdo kohë në 100,000 vitet e fundit. “Dekada e fundit (2011- 2020) ishte më e ngrohta e regjistruar, dhe secila nga katër dekadat e fundit ka qenë më e ngrohtë se çdo dekadë e mëparshme që nga viti 1850”- thuhet në këtë studim të Organizatës Botërore të Meteorologjisë. Cako njihet për parashikimet e tij konspiracioniste e që nuk bazohen në fakte konkrete apo burime kredibile. Krypometër ka raportuar disa herë konstatimet e tij konspiracioniste (shih: këtu dhe këtu).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software