About: http://data.cimple.eu/claim-review/2513fc569cc8b5363c6744f2d5a3170fd9b92c541cea05847cc32ec2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për shkarkmin e drejtorit të ShSKUK-së Deklarata Shkarkohet Valbon Krasniqi – ky është personi që do të udhëheq me ShSKUK-në Vlerësimi Rrenë Artikujt e publikuar për shkarkim të Valbon Krasniqit janë të rreme. Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës thonë se në mbledhjen e datës 27 korrik nuk është shkarkuar Valbon Krasniqi, mirëpo është diskutuar vetëm për raportin e Auditorit për këtë institucion për vitin 2021. Artikulli Disa portale dhe faqe në internet dhe Facebook publikuar një informacion për gjoja shkarkimin e drejtori të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi. Lajmi fillimisht është publikuar në Klan Kosova, por ky portal më pas e ka përmirësuar lajmin, duke e cituar bordin e SHSKUK-së se Krasniqi nuk është shkarkuar. Edhe disa media të tjera kanë publikuar lajmin e njëjtë dhe më pas e kanë fshirë. Por, disa media si: Bota Sot, dhe faqet e tyre në Facebook me të njëjtin emër vazhdojnë të mbajnë të publikuar artikullin për shkarkim të Valon Krasniqit. Portali “Klan Kosova” dhe “Gazeta Blic”, Indeksonline kanë fshirë lajmet e tyre të publikuara për shkarkimin e Krasniqit. Kurse, faqja në facebook si “Shëndeti” apo “Gazeta Lugina”, vazhdojnë të mbajnë postimin e tyre në Facebook përkundër faktit që artikullin bazë e kanë fshirë. Mediat raportuan se shkarkimi i drejtorit të institucionit më të madh shëndetësor në vend po vinte si pasojë e gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në pyetjet e KALLXO.com se a është shkarkuar Krasniqi dhe pse dolën nga bordi këto informata ‘të sigurta’ ata u përgjigjën duke thënë se ‘Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues’, duke shtuar se ende nuk kanë caktuar ndonjë mbledhje të re. Gjithashtu në një përgjigje për KALLXO.com, Bordi i ShSKUK-së thanë se në mbledhjen e djeshme kishin shqyrtuar vetëm raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të cilin shqyrtim nuk kishin arritur ta përfundonin. “Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së. Garën për drejtor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës e kishte fituar Krasniqi në muajin shkurt të vitit 2021. KALLXO kishte kërkuar nga Bordi i ShSKUK-së që t’i lejohet monitorimi në këtë konkurs por të njëjtët nuk e lejuan monitorimin. Raporti i Auditimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës këtë vit ka rezultuar të ketë 17 rekomandime, prej tyre 14 rekomandime të reja si dhe tri të përsëritura.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software