About: http://data.cimple.eu/claim-review/251503bab7c5a5426553ae6365a01f0679a4f6eeb8be2d30d0b04257     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Biseda e trilluar mes Albin Kurtit dhe Mefail Bajqinovcit Deklarata Besom bej që e hajn qëkaq leht edhe për zajednicë kurr nuk e kisha besue Vlerësimi Rrenë Publikimi me përmbajtjen “Besom bej që e hajn qëkaq leht edhe për zajednicë kurr nuk e kisha besue” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se ky informacion është i pavërtetë. Artikulli Më 14 nëntor 2023, faqja e facebook-ut Breguidiellit Banesat E Kuqe (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Fotoja mban mbishkrime përmes të cilave pretendohet se është zhvilluar një bisedë mes Kurtit dhe Bajqinovcit: “Besom bej që e hajn qëkaq leht edhe për zajednicë kurr nuk e kisha besue”- Mefail Bajqinovci. “Po a ke harru se mbi 50% analfabet na kan votu atyne kan kopall ju tregoj edhe kryhet”- Albin Kurti. Krypometër ka verifikuar nëse ky informacion është i saktë. FIllimisht në makinën e kërkimit TinEye është verifikuar se fotografia origjinale ishte shkrepur në vitin 2021. Fotografitë ishin shpërndarë në Facebook me një mesazh tjetër prej asaj që shkruhet në postimin e faqes Bregu i Diellit. Sipas raportimit të KlanKosova.tv në këtë takim kishte pasur të qeshura pas procesit të votimit në ditën e zgjedhjeve. Për të verifikuar tutje informacionin, Krypometri ka kontaktuar deputetin, Mefail Bajqinovci i cili është protagonisti kryesor i fotografisë. “S’ka lidhje kjo me atë [fotoja me bisedë]. Fotografia është e 2021-tës është bërë në kohë të zgjedhjeve lokale. Mirëpo gjithçka po shkruajnë në këtë foto. Fotografia u pat bë kur kemi qenë në Prishtinë”- shpjegoi Bajqinovci për Krypometrin më 4 dhjetor 2023. Arlind Manxhuka zëdhënës i Vetëvendosjes është pyetur nëse kryeministri Kurti ka dhënë një deklaratë të tillë. “Kjo fotografi eshte e manipuluar dhe nje deklarate e tille nuk ekziston” ka thënë Manxhuka për Krypometri me datë 06/12/2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software