About: http://data.cimple.eu/claim-review/256da45a583fe9318a9000733d97b94f6bc120967eab6bfd0259f655     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postim i rremë për aeroplanin luftarak në aeroportin ‘Adem Jashari’ Deklarata Më në fund qa po ju duket kjo njerëz Vlerësimi Rrenë Video në të cilën shihet një aeroplan në Aeroportin “Adem Jashari” me mbishkrimin “më në fund qa po ju duket kjo njerëz” është e manipuluar. Video nuk është realizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se FSK nuk posedon një aeroplan të tillë, siç shihet në këtë video. Artikulli Më 30 janar 2024 në grupin në Facebook “Sanxhaku i Nishit – Medvegja, Bujanoci e Presheva” është publikuar një video në të cilën shihet një aeroplan ushtarak e në prapavijë shihet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, derisa është përshkruar “Më në fund qa po ju duket kjo njerëz”. E njëjta video është publikuar edhe në faqen në TikTok si dhe është shpërndarë në Youtube më 17 janar 2024. Për të verifikuar këtë video, Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara. Ajo ka thënë se video është e manipuluar, pasi video nuk është realizuar në Aeroportin “Adem Jashari”. “Kjo video është e rreme”- u përgjigj Gara. Krypometër ka kontaktuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për të parë nëse Kosova ka blerë apo marrë si donacion një aeroplan të tillë. Maqedonci për Krypometër ka sqaruar se Ushtria e Kosovës nuk ka një aeroplan të tillë. “Nga dukja në këtë video, ky është një Aeroplan F16 i ushtrisë Amerikane, të cilin ne nuk e kemi”- ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës i kishte miratuar tri ligjet të cilat kanë mundësuar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Emri i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk është ndryshuar, mirëpo këto tri ligje i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa viteve. Procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosura të Kosovës nisi në dhjetor të vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për ta ndryshuar mandatin e FSK-së. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet, deri në vitin 2028. Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, detajet e të cilit nuk janë publike, disa nga përgjegjësitë e reja të FSK-së do të përfshinin ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial, ofrimin e mbështetjes ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare. FSK-ja aktualisht, ka rreth 2,500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7,500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë e rezervistë. FSK-ja ka pranuar armatime të ndryshme si donacion nga shtetet që janë pjesë e NATO-së dhe këto donacione i ka bërë publike.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software