About: http://data.cimple.eu/claim-review/257d2173d974f41927569139ea1d3da556d55d4efd2f7b9e5a8f31c5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena e Kadri Veselit për Mitrovicën Deklarata Kadri Veseli: Jemi të gjithë për Mitrovicën. Mitrovica është e Kosovës dhe Mitrovica është një Vlerësimi Rrenë Mitrovica nuk është një. Mitrovica është ndarë në dy komuna, Mitrovicën Jugore dhe atë Veriore. Ndarja në dy komuna është bërë bazuar në Pakon e përgatitur nga Martti Ahtisari, ndërsa është jetësuar gjatë kohës sa kryeministër ka qenë ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi. Për të zhbërë këtë, kryetari i Mitrovicës Jugore e ka iniciuar një peticion për bashkimin e Mitrovicës në vetëm një komunë. Artikulli Kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme ka bërë hapjen e fushatës së PDK-së në Komunat Veriore të Kosovës. Në këto komuna do të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave, pas dorëheqjeve të kryetarëve serb. Komunikata e Partisë Demokratike të Kosovës nisë duke treguar se Gonxhe Çaushi është “kandidate për kryetare të Mitrovicës së Veriut”. Përkundër kësaj, Veseli ka thënë se ka vetëm një Mitrovicë. “Jemi të gjithë për Mitrovicën. Mitrovica është e Kosovës dhe Mitrovica është një. Ajo për çfarë duhet të gjithë të angazhohemi është me arrit një prosperitet më të mirë, komunikim më të mirë, për faktin se sa më mirë të jetojnë qytetarët në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe gjithandej, aq më mirë do t’i ketë punët edhe shteti ynë i pavarur dhe sovran. Shqiptarët duhet me qenë sa më të bashkuar dhe sa më unikë, me përdorë edhe këtë mundësi të cilën e ka krijuar fushata zgjedhore dhe jo me u nda mes vete”, tha Veseli. Ai e ka dhënë edhe një premtim. Veseli ka thënë se do të vazhdojë iniciativa e nisur më herët e që kishte mbetur në gjysmë, për rindërtimin e gjitha shtëpive të djegura gjatë luftës në veri, për tu mundësuar qytetarëve kthimin në pronat e tyre. Mirëpo që nga viti 2007, përkatësisht që nga përfundimi i negociatave të Vjenës, propozimi gjithëpërfshirës I përgatitur nga Martti Ahtisari parasheh ndarjen e Mitrovicës në dy komuna, në Mitrovicë të Veriut dhe Mitrovicë të Jugut. Kjo ndarje është jetësuar gjatë kohës sa në pushtet ka qenë Hashim Thaci, ish kryetar i PDK-së. “Në pajtim me Aneksin III të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, i përgatitur nga i Dërguari i Posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, dy komunat e reja të Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore duhet ta zëvendësojnë komunën aktuale të vetme të Mitrovicës”, thuhet në propozim.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software