About: http://data.cimple.eu/claim-review/2598040615f5a60f5bc2beba88b621957cacd5a51b03d8d750fd9283     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e mediave për vlerën e mallërave të sekuestruara nga Dogana Deklarata Dogana kap barna pa banderolë në vlerë prej 20 milionë eurosh Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Titulli i artikullit “Dogana kap barna pa banderolë në vlerë prej 20 milionë eurosh” është i pasaktë. Dogana e Kosovës nuk ka sekuestruar mallëra në vlerë prej 20 milionë euro si kanë raportuar disa media. Ato gabimisht i janë referuar shumës prej 20 mijë euro si 20 milionë. Në njoftimin e Doganës thuhet se sasisa e barnave pa banderola të sekuestruara është 20 mijë euro. Artikulli Më 13.07.2024 faqja në Facebook “Ballkani Info&News” (arkiva 1 dhe 2) ka publikuar një postim me titull “Dogana kap barna pa banderolë në vlerë prej 20 milionë eurosh”. Tutje në këtë lajm që thuhet se është bërë bazuar në një komunikatë të Doganës së Kosovës thuhet se “Sot Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kapur barna të kontrabanduara pa banderolë kryesisht nga Shqipëria dhe Serbia. Vlera e mallit llogaritet të jetë 20 milionë euro”. I njëjti lajm është publikuar edhe në faqet e tjera në Facebook, si: ‘Njeshi’ (arkiva), ‘TV Arbëria’ (arkiva), ‘Kosova.info’ (arkiva), ‘Kosova Times’ (arkiva), ‘Infosot.com’ (arkiva), ‘Gazeta e Prizrenit’ (arkiva), ‘Gazeta10’ (arkiva). Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontrolluar njoftimet e publikuara nga Dogana e Kosovës. Krypometër ka gjetur një njoftim të Doganës së Kosovës të publikuar më 13.07.2024, në të cilin thuhet se janë sekuestruar barna pa banderollë në Lipjan. Ky njoftim përputhet me citatin që kanë vendosur mediat të cilat kanë raportuar se vlera e mallërave të sekuestruara është 20 milionë euro. E vetmja gjë që nuk përputhet është vlera e mallrave të sekuestruar, për të cilën Dogana ka thënë se është 20 mijë euro. “Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 20,000.00 Euro”- thuhet në njoftimin e Doganës. Në faqen e Doganës nuk ka ndonjë njoftim tjetër që thotë se kanë sekuestruar mallëra në vlerë 20 milionë euro, si është raportuar nga disa media. Krypometër ka kërkuar edhe një sqarim nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci i cili tha se nuk kanë pasur ndonjë aksion ditëve të fundit në të cilën kanë sekuestruar mallëra në vlerë prej 20 milionë euro. Ai ka thënë se komunikata e lëshuar nga Dogana është keq-lexuar. “Vlera e mallërave të sekuestruara nuk është 20 milionë euro si është raportuar, por është 20 mijë euro ashtu si e kemi cekë edhe në komunikatë”- ka sqaruar Stavileci.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software