About: http://data.cimple.eu/claim-review/25ac989fb24212af42482320057a4f0341a668fd2cbc3a8b7ca337f0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com A do ta përmbush kryetari i Mitrovicës premtimin për numrin e grave në krye të drejtorive? Deklarata Bedri Hamza (18.11.2021) – “Nuk e merr një vend pune një person veç pse i takon një gjinie, e para i ka kualifikimet, e ka integritetin dhe potencialin profesional. Unë po deklaroj publikisht që do të ketë numër të konsiderueshëm të grave në qeverisje. E konsiderueshme është më shumë se tri” Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të monitorojë kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, nëse në krye të drejtorisë së 14-të, në atë të Drejtorisë së Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, e cila është ende pa drejtor, do ta emërojë një grua apo një burrë. Artikulli Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka prezantuar ekipin e tij të drejtorëve me të cilët do të udhëheqë komunën në katër vitet e ardhshme. Hamza ka bërë publik emrat e 13 drejtorëve dhe drejtoreshave nga 14 sa do t’i ket kjo komunë. Prej tyre, Hamza ka emëruar vetëm tri gra në krye të drejtorive komunale ndërsa 10 të tjerat do të udhëhiqen nga burrat. Veldete Idrizi do të jetë drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport; Drita Kadriu do të jetë në krye të Drejtorisë për Arsim si dhe Igballe Islami do të udhëheqë me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa. Ndërsa dhjetë drejtorat e kabinetit të Hamzës janë: Fahri Shabani – drejtor i Shëndetësisë; Granit Tmava do të jetë drejtor për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë; Valon Ibrahimi është emëruar drejtor i Inspekcionit; Ferdi Kadriu do të jetë drejtor i Bujqësisë; Elvis Feka do të udhëheqë me Drejtorinë e Prokurimit; Bahtir Maxhuni do të jetë drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim; Artan Berisha do të jetë në krye të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë; në Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm është emëruar Edison Tërnava, në atë të Administratës është emëruar Gëzim Stavileci dhe në Drejtorinë për Mbrojtjen e Mjedisit është emëruar Egzon Sadiku. Kurse i pari i Drejtorisë së Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, sipas njoftimit, do të emërohet në ditët në vazhdim. Në emisionin “DebatPernime”, i cili është mbajtur me 18 nëntor, pas fitores së Bedri Hamzës,duke folur për planin në lidhje me avancimin e gruas, ai kishte thënë se numri i drejtoreshave në kabinetin e tij do të jetë më i lartë se tri. “Nuk e merr një vend pune një person veç pse i takon një gjinie, e para i ka kualifikimet, e ka integritetin dhe potencialin profesional. Unë po deklaroj publikisht që do të ketë numër të konsiderueshëm të grave në qeverisje. E konsiderueshme është më shumë se tri”, ka thënë Hamza në “Debat Pernime”. KRYPOMETRI do ta monitorojë kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, nëse në krye të drejtorisë së 14-të, në atë të Drejtorisë së Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, e cila është ende pa drejtor, do ta emërojë një grua apo një burrë. Bedri Hamza ka fituar në garën për kryetar të Mitrovicës në rundin e dytë kundër kandidatit të LVV-së Agim Bahtiri. Hamza mori 53,86% të votave kundrejt Bahtirit i cili mori 34.40% të votave për kryetar. Edhe në Kuvendin Komunal PDK-ja prin me numër të asamblistëve, me gjithsej 14, pastaj vjen Lëvizja Vetëvendosje me 11, LDK-ja me 6 ndërsa me nga një asamblist janë Forca e Diasporës, AKR, AAK, si dhe Partia e Drejtësisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software