About: http://data.cimple.eu/claim-review/25b38eb88fe5a5004bb7db319b50cbc09aca2c039b13032e9da762d4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se ish-kryeministri Hoti e ka falënderuar Vuçiq për lirimin e tre policëve Deklarata Edhe ky servili më i nënshtruar ndaj Isa Mustafës e ka falenderuar Vuçiçin për lirimin e policëve të kindapuar nga Albin Kurti! Vlerësimi Rrenë Pretendimi se deputeti Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka falënderuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq për lirimin e tre policëve të kidnapuar me 14 qershor 2023, është i rremë. Në postimin e bërë në Facebook rreth lirimit të tre policëve, ish-kryeministri Hoti i ka falenderuar ndërkombëtaret dhe Shqipërinë për angazhimin e tyre për lirimin e tre policëve. Artikulli Më 26 qershor 2023, faqja e facebook-ut “Maqedonia Shqiptare”, ka publikuar një postim me përshkrim “Edhe ky servili më i nënshtruar ndaj Isa Mustafës e ka falenderuar Vuçiçin për lirimin e policëve të kindapuar nga Albin Kurti!”. I njëjti informacion është shpërndarë edhe në faqen “Televizioni SuperSky” dhe në grupin “Thënie të mençura”. Deputeti Avdullah Hoti në postimin e bërë në profilin e tij në Facebook rreth lirimit të tre policëve të Policisë së Kosovës nuk e ka falenderuar Serbinë për lirimin e tyre, si pretendohet në këtë postim. Ish-kryeministri Hoti i ka falënderuar ndërkombëtarët dhe Shqipërinë për lirimin e tre policëve kufitarë të kidnapuar më 14 qershor 2023 . “Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë. Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve”- ka shkruar deputeti i LDK-së. KALLXO.com ka kontaktuar me ish-kryeministrin Avdullah Hoti rreth pretendimeve se i ka falenderuar Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin. Hoti ka thënë se nuk e ka falënderuar Serbinë për lirimin e policëve. “Këto janë informata të rreme”- ka thënë shkurt Hoti. Ish-kryeministri, ditë më parë pati thënë se janë bërë katër muaj që kur policët nuk marrin shtesat për rrezikshmërinë në punë. Sipas Hotit, kjo “tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësisë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri”. “Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë. Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”- ka shkruar Hoti në Facebook. Arrestimet Policia e Kosovës më 14 qershor 2023 kishte thënë se tre zyrtarë policorë kufitarë patrullues janë kidnapuar nga autoritetet serbe. E Serbia kishte thënë se policët janë arrestuar në territorin e Serbisë. KFOR-i përmes një njoftimi për media ka thënë se mbetet e paqartë vendnodhja se ku gjendeshin policët e Kosovës kur janë ndaluar nga policia e Serbisë. Policia e Kosovës (PK), kanë thënë se njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyrë në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dyshojnë që zyrtarët e Policisë së Kosovës janë rrëmbyer si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e Millun Millenkoviq – Lune. Tre policëve të Kosovës iu shqiptua masa e paraburgimit nga Gjykatën e Lartë në Kralevë pas kërkesës së prokurorit publik. E njëjta gjykatë ka vendosur që ndaj tre policëve të ndërpritet paraburgimit dhe të njëjtit të vazhdojnë të mbrohen në liri.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software