About: http://data.cimple.eu/claim-review/25d50863aa7fed75afe2aa22ffc7aab27bd158d0f8edc621dd192215     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com ‘Kthesa’ e Ramush Haradinajt për Gjykatën Speciale Deklarata Ramush Haradinaj: S’ka zgjidhje tjetër, çdokush duhet me iu përgjigje një ftesë të tillë, duhet me u pastru prej çfarëdo dyshimesh apo akuzash… Kurrkujt si pëlqejnë këto zhvillime, por nuk bën me dështu Kosovën as në këtë veprim. Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Dikur, Ramush Haradinaj theksonte që të gjithë bashkëluftëtarët e tij duhet t’i përgjigjen thirrjes së Gjykatës Speciale, madje edhe vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëse eventualisht ndaj tij ngritet aktakuzë. Ai kishte vlerësuar se Gjykata e formuar jashtë Kosovës, është e dëmshme, mirëpo pati vlerësuar se “nuk bën me e dështu Kosovën”, por duhet me iu përgjigjë asaj. Tash, Haradinaj ka ndërruar qëndrim. Thotë se është kundër speciales. Madje, deputetët e partisë së tij janë pjesë e iniciativës për shfuqizimin e ligjit për këtë Gjykatë, që do ta bënte këtë institucion jofunksional. Artikulli Kryeministri Haradinaj kohëve të fundit është duke provuar që ta bëjë të mundur shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale, duke përkrahur kështu një nismë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e këtij ligjit. Në lidhje me këtë ka pasur reagime të ashpra nga ndërkombëtaret. Por më të ashpërit kanë qenë ambasadorët e Amerikës dhe ai i Britanisë së Madhe. Ambasadori amerikan, Greg Delawie kishte deklaruar se nëse Kosova e shfuqizon këtë ligj, do të largohet nga Europa e ShBA-ja. “Nëse Kosova vendos ta shfuqizojë Ligjin për Dhomat e Specializuara, do të largohet nga Europa, ShBA-ja dhe sundimi i ligjit”, kishte thënë Delawie. Mirëpo këto qëndrime Haradinaj nuk i kishte pasur para më shume së 1 viti. Në një intervistë për KALLXO.com në shtator të vitit 2016, Haradinaj kishte folur edhe për Gjykatën Speciale. Madje ai kishte deklaruar se është i gatshëm t’i përgjigjet nëse do të ishte njëri prej të akuzuarve. “Si çdo herë jam i gatshëm ti përgjigjem ftesës. Pa asnjë problem”, kishte deklaruar Haradinaj. Ai e kishte komentuar edhe mundësinë e akuzimit të Presidentit Thaçi nga kjo Gjykatë, ku kishte deklaruar se do duhej t’i përgjigjej edhe ai edhe çdokush tjetër. “S’ka zgjidhje tjetër, çdokush duhet me iu përgjigjë një ftesë të tillë, duhet me u pastru prej çfarëdo dyshimesh apo akuzash”, ishte shprehu Haradinaj. Ndërsa kur u pyet se sa janë të gatshëm ti përballojnë këto gjykime ish ushtarët e UÇK-së dhe qytetarët, Haradinaj përgjigjet kështu: “Është gabim që është bërë jashtë vendit, e sa janë të gatshëm, kurrkujt si pëlqejnë këto zhvillime por nuk bënë më dështu Kosovën as në këtë veprim”, kishte thënë në mes tjerash Haradinaj.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software