About: http://data.cimple.eu/claim-review/25d5672bf63c27d0b59c339c579390525a6c3bab1066922168718e97     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Personit që dyshohet se kërcënoi avokatin Besnik Berisha nuk i janë caktuar 30 ditë paraburgim Deklarata Një muaj paraburgim për militantin e VV-së që kërcënoi avokatin Besnik Berisha Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull ‘Një muaj paraburgim për militantin e VV-së që kërcënoi avokatin Besnik Berisha’ është i rremë. Gjykata nuk ia ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim Abdullah Mjekut, i cili dyshohet se e ka kërcenuar avokatin Besnik Berisha. Avokati mbrojtës i Mjekut, Rexhep Podvorica, ka thënë se ndaj Mjekut është shqiptuar masa e dorëzanisë dhe i njëjti është liruar. Artikulli Më 19 gusht 2023, disa media publikuan një lajm me titullin ‘Një muaj paraburgim për militantin e VV-së që kërcënoi avokatin Besnik Berisha’. Në artikull thuhet se “sot, Gjykata ka vendosur që te njëjtit te ia caktojë një muaj paraburgim për veprën penale ‘kanosje”. Portalet që raportuan se Abdullah Mjekut i cili dyshohet se ka kanosur avokatin Besnik Berisha i është caktuar masa prej 1 muaji paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, janë: Gazeta Enigma, Enigma +, 02press, Gazeta Infokusi, insajderi.org, gazetablic.com, veriu.info, prishtinapress.net, Shqiptar me Zemër, Gazeta Projekti, 07press.com, Telenews.al, Scanner plus, Gazeta Scanner, Por, avokati mbrojtës i Abdullah Mjekut, Rexhep Podvorica, po thotë se klienti i tij është liruar dhe nuk i është caktuar 30 ditë paraburgim. “E kam publikuar edhe aktvendimin, klientit tim nuk i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”- ka thënë ai për KALLXO.com. Sipas tij, klienti i tij Abdullah Mjeku është i lirë, sepse Gjykata ka caktuar masën e dorëzanisë dhe jo të paraburgimit. “Gjykata nuk ka caktuar paraburgimin për palën Abdullah Mjeku dhe ka refuzuar një propozim të tillë të Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit dhe siç shihet nga vendimi, Gjykata ka caktuar masën e dorëzanisë dhe siç shihet nga fotografia e shkrepur sot me mua dhe e publikuar tani, z.Abdullah Mjeku është i lirë”- ka shkruar avokati Podvorica. Ai në profilin e tij në Facebook e ka publikuar edhe vendimin e Gjykatës së Prishtinës. Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës thuhet se “refuzohet kërkesa e Prokurorisë Themelore të Prishtinës… për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Abdullah Mjeku”. Ndaj personi është caktuar masa e dorëzanisë, një nga masat për sigurimin e pranisë së pandehurit në procedurë. Kjo masë caktohet në rastet kur i dyshuari pranon të ofrojë si dorëzani një shumë të parave, si dëshmi që i njëjti do t’i përgjigjet thirrjes së Gjykatës për rastin që dyshohet. Avokati Podvorica në postimin e tij në Facebook, përveç publikimit të aktvendimit ka thënë se publikimi i një lajmi të tillë është bërë për ta diskredituar klientin e tij, Abdullah Mjeku. Sipas tij, mediat kanë mundur ta marrin informacionin edhe duke e kontaktuar atë për konfirmim, mirëpo nuk e kanë bërë një gjë të tillë. “Informatën e saktë, portalet dezinformuese kanë mundur lehtë ta sigurojnë në rrugë zyrtare siç bëjnë me rastet e ngjashme duke parashtruar pyetje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, apo nga unë si avokat mbrojtës i palës”- ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software