About: http://data.cimple.eu/claim-review/260a496c2cf67a0b9854ff8a4aed5a177e3294862066f1dcd97a4746     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena mediale që Kushtetuesja vendosi në favor të Thaçit Deklarata “Gjykata Kushtetuese: Thaçi nuk e shkeli Kushtetutën” Vlerësimi Rrenë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka vendosur akoma në lidhje me pretendimet e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit Thaçi gjatë deklarimeve në media pak kohë pasi ishte kufizuar liria e lëvizjes së qytetarëve si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19. Artikulli Portali i Radio Televizionit të Kosovës ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka bëre shkelje Kushtetuese në rastin kur është deklaruar para mediave për situatën COVID-19 dhe ishte kundër vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Ky lajm nuk është i vërtet pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur akoma në lidhje me kërkesën e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të Presidentit Thaçi. Lajmin e publikuar në portalin e RTK-së e ka demantuar edhe zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula. Dula ka thënë për KALLXO.com se lajmi i dalë në media nuk është i vërtetë. “Nuk është i vërtetë ai lajm që ka dalë në media. Gjykata nuk ka vendosur akoma për këtë kërkesë dhe se rasti është duke u trajtuar dhe i është dërguar deputetëve për komente”, ka thënë Veton Dula. Artikulli i publikuar në portalin e RTK i është referuar artikullit i cili është publikuar në portalin Indeksonline.net. Në këtë artikull thuhet se Indeksonline ka siguruar ekskluzivisht të gjitha dokumentet në këtë rast dhe komentet të cilat i ka dhënë Gjykata Kushtetuese e të cilat janë të gjitha në favor të presidentit Thaçi. Kushtetuesja është duke ndërmarrë veprime për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e deklaratave të presidentit Thaçi pas masave të ndërmarra nga Qeveria Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. I pari i vendit në një konferencë për media kishte u bëre thirrje publike qytetarëve për mosrespektim të vendimit të Qeverisë me të cilin kufizohej liria e lëvizjes. Këtë veprim të Thaçit e kishte cilësuar si shkelje flagrante të Kushtetutës, profesori Enver Hasani. “Sjellja e Presidentit te Republikës sot është tërësisht antikushtetuese dhe nën çdo nivel të postit që e mban. Nuk ka të drejtë Presidenti i vendit me bo thirrje për rezistencë. Të drejtën për thirrje në rezistencë e kanë vetëm disa Kushtetuta të rralla dhe në Europë është vetëm Gjermania si pasojë e përvojës së hidhur me Hitlerin”, pati deklaruar Hasani. Pak kohë pas thirrjes së Presidentit, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje ishin drejtuar në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtyre veprimeve. “Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software