Raportimi i ekzagjeruar se NATO e ka paralajmëruar Rusinë rreth eskalimit të krizës në Ukrainë
Deklarata
NATO i jep një paralajmërim të fortë Rusinë
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “NATO i jep një paralajmërim të fortë Rusinë” nuk është mbështetur me fakte në artikull dhe për pasojë i njëjti mund të lajthitë lexuesit dhe të kuptohet gjoja se NATO e ka kërcënuar Rusinë. Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Rusia nuk duhet të eskalojë situatën në Rusi me arsyetimin se “Ukraina po përgatitë një sulm me bombë në territorin e saj”.
Artikulli
Më 24 tetor 2022, faqja e internetit news426media.com publikoi një artikull me titull: “NATO i jep një paralajmërim të fortë Rusinë”.
Në shkrim thuhet se Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se Rusia nuk duhet të përshkallëzojë konfIiktin në Ukrainë me pretendime të rreme se Kievi po planifikon të lëshojë një të ashtuquajtur “bombë të pistë”.
Derisa, brenda artikullit nuk ka detaje për ndonjë paralajmërim të fortë që mund t’i ketë dhënë NATO Rusisë.
I njëjti lajm është publikuar edhe në faqe tjera të internetit si: InformohuShqip, Koha e Re, Alb info, MergataShqiptare.
Më 24 tetor 2022, Jens Stoltenberg kishte publikuar një shkrim në rrjetin Twitter ku thotë se ka biseduar me sekretarin e mbrojtjes në SHBA-së lidhur me deklarimet e rreme të Rusisë se Ukraina po përgatitë një sulm me bombë në territorin e saj.
Ai ka shtuar se Rusia nuk duhet të bëjë këtë pretekst për eskalim.