schema:text
| - Rezultatet preliminare ende nuk janë publikuar nga KQZ
Deklarata
Deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 49% të votave, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 20.7%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 12.6%. Subjektet e tjera politike kanë rezultatin: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 7.4%, Lista Serbe: 4.1%, Lista për Familjen: 3.8%, të tjerat: 2.5%
Vlerësimi
Rrenë
Është i rremë postimit që pretendon se “Deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 49% të votave, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 20.7%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 12.6%. Subjektet e tjera politike kanë rezultatin: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 7.4%, Lista Serbe: 4.1%, Lista për Familjen: 3.8%, të tjerat: 2.5%”. Ky postim ishte publikuar në ora 12:26h, pra derisa qytetarët ende ishin duke votuar. Rezultatet Preliminare publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vetëm pas mbylljes së vendvotimeve. Neni 101 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë thot se fletëvotimet e rregullta nga vendvotimet brenda Kosovës, numërohen në po ato vendvotime, menjëherë pas mbylljes së procesit votues.
Artikulli
Më 09.02.2025 në ora 12:26h, faqja në Facebook Universal (arkiva) ka publikuar një grafikë e cila pretendon se janë rezultatet preliminare të zgjedhjeve në orën 11:30.
“Deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 49% të votave, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 20.7%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 12.6%. Subjektet e tjera politike kanë rezultatin: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 7.4%, Lista Serbe: 4.1%, Lista për Familjen: 3.8%, të tjerat: 2.5%”- pretendohet në postim.
Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër e ka kontrolluar faqen e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve në të cilën bëhet publikimi i rezultateve preliminare. Në faqen e KQZ-së, të hapur në mënyrë specifike për të publikuar rezultatet preliminare, nuk është publikuar asnjë rezultat preliminar, si pretendohet nga faqja Universal (arkiva), mirëpo gjatë ditës janë publikuar vetëm daljen e votuesëve.
Mirëpo, në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, sipas nenit 52, në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon njëzet e katër (24) orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.
Ndërsa, bazuar në këtë ligj, numri i votave fillon të numërohet dhe publikohet vetëm pasi të mbyllen qendrat e votimit. Pas mbylljes së qendrave të votimit dhe pas numërimit të votave, rezultatet preliminare publikohen në faqen e KQZ.
“Procedurat e numërimit të fletëvotimeve udhëhiqen nga objektivat e mëposhtme: saktësia, transparenca, efikasiteti, mundësia për rinumërimin dhe përsëritja e zgjedhjeve dhe mbrojtja e fshehtësisë së votës. Fletëvotimet e rregullta nga vendvotimet brenda Kosovës, numërohen në po ato vendvotime, menjëherë pas mbylljes së procesit votues”- thuhet në nenin 101 të Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Kjo parashihet në nenin 102 i cili thot: “Raportimi i numërimit preliminar në vendvotim”. Në këtë nen thuhet se KQZ bën përmbledhjen e rezultateve preliminare të vendvotimeve dhe i bën publike brenda dyzet e tetë (48) orëve nga mbyllja e vendvotimeve.
Më pas, sipas nenit 106 “Rezultatet zgjedhore”, KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha ankesat që u përkasin votimit dhe numërimit të vendosura nga PZAP dhe çdo ankesë ndaj vendimeve të PZAP lidhur me to të jetë vendosur nga Gjykata Supreme e Kosovës.
Në ora 11:30, Komisioni Qendror Zgjedhor vetëm ka publikuar dhe ka bërë të ditur se deri në atë kohë kanë votuar 8.58% e qytetarëve me të drejtë vote. Mirëpo nuk kanë përmendur kurrfarë rezultati për ndonjë subjekt politik.
Nga KQZ kanë njoftuar se do të mbahet një konferencë për rezultatet preliminare për subjektet politike, por që orari i saj ende nuk është përcaktuar.
Ndërkohë, KQZ po përditëson të dhënat zyrtare në lidhje me daljen në votime në zgjedhjet parlamentare të së dielës, përmes ueb-faqes.
Pjesëmarrjen në zgjedhje në detaje nga komunat, të qytetarëve deri në orën 15:00 mund ta shihni në këtë LINK.
Të dhënat tregojnë se me procesimin e 91.51% të votave, në votime deri në ora 15:00 kanë dalë 28.39% ose 559,638 qytetarë.
Me vendim të presidentes Vjosa Osmani, Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen sot, më 09.02.2025, proces i parë ky i rregullt zgjedhor në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë më 2008.
Në këto Zgjedhje, kandidatë për kryeministra nga subjektet politike në vend janë: Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministër aktual, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
|