schema:text
| - Titulli i rremë së veprimi i analistit turk habiti gjithë botën
Deklarata
Analisti Turk habit gjithë botën me veprimin e tij, nxjerr flamurin shqiptar në emision, këta janë…! (Video)
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Analisti Turk habit gjithë botën me veprimin e tij, nxjerr flamurin shqiptar në emision, këta janë…! (Video)” është i rremë. Në artikull nuk është paraqitur asnjë fakt që e dëshmon se gjithë bota është habitur me veprimin e analistit turk. Video e prezantuar qarkullon në internet së paku nga 7 dhjetori i vitit 2015, por është prezantuar si intervistë e dhënë së fundmi.
Artikulli
Më 8 mars 2023, faqja e internetit “sot.medialajme.info” ka shpërndarë një artikull me titull “Analisti Turk habit gjithë botën me veprimin e tij, nxjerr flamurin shqiptar në emision, këta janë…! (Video)”.
E njëjta përmbajtje është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: “Atdheu Lajm” dhe “Lajme nga Bota”.
Artikujt i referohet një interviste të analisti turk, Ahmet Cakar, i cili kishte nxjerrë flamurin shqiptar në emision dhe kishte deklaruar se “shqiptarët e kanë shkruajtur historinë e vërtetë”.
Kjo intervistë qarkullon në internet të paktën 7 vite më parë, por kjo është prezantuar si intervistë e dhënë së fundmi.
Përveç kësaj, në artikull nuk ka asnjë burim dhe fakt që e mbështet konstatimin e bërë në titull se veprimi i tij ka “habitur gjithë botën”.
|