About: http://data.cimple.eu/claim-review/275b7ef48a2eb825104479eb5d24ea0b0e062525db6e5dd3b46278b8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar që e paraqet Kurtin rrejshëm duke folur për luftëtarët e UÇK Deklarata “Nuk e kam thënë për herë të parë në Bruksel. Serbia po e di për kënd e kam pasë fjalën. Brukseli po e di se për kënd e kam pasë fjalën. E kam thënë pa numër herë. Pra, unë besoj që ka luftëtar të UÇK që janë kriminel të luftës” Vlerësimi Rrenë Është e manipuluar videoja në të cilën pretendohet se kandidati për Kryeministër, Albin Kurti ka thënë se: “Nuk e kam thënë për herë të parë në Bruksel. Serbia po e di për kënd e kam pasë fjalën. Brukseli po e di se për kënd e kam pasë fjalën. E kam thënë pa numër herë. Pra, unë besoj që ka luftëtar të UÇK që janë kriminel të luftës”. Videoja është marrë nga një paraqitje e Albin Kurtit në Forumin e Bratisllavës “GLOBSEC 2023” në Sllovaki, më 31.05.2023, në të cilin kishte folur në gjuhën angleze. Kurse, në një paraqitje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, prej nga është marrë zëri i kësaj videoje, Kurti ka thënë se: “Unë nuk besoj që ka luftëtarë të UÇK që janë kriminelë të luftës, por unë besoj që kriminelë të luftës nuk ka vetëm në Serbi, por ka edhe në veri të Kosovës, në Bosnjë, ndoshta ka edhe në Mal të Zi.” Pra, në videon e manipuluar vetëm i është hequr fjala “nuk” për t’i dhënë kuptim tjetër mendimit të Kurtit. Artikulli Më 30.01.2025, faqja në Facebook AlbLajm.ch (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në video pretendohet se Kurti ka deklaruar “Nuk e kam thënë për herë të parë në Bruksel. Serbia po e di për kënd e kam pasë fjalën. Brukseli po e di se për kënd e kam pasë fjalën. E kam thënë pa numër herë. Pra, unë besoj që ka luftëtar të UÇK që janë kriminel të luftës”. Për të verifikuar nëse Kurti kishte thënë diçka të tillë, Krypometër përmes kërkimit në internet ka gjetur se videoja origjinale i përket një paraqitjeje të Kryeministrit gjatë Forumit të Bratisllavës “GLOBSEC 2023” në Sllovaki, më 31.05.2023. Gjatë këtij Forumi Kurti nuk kishte folur për krimet e supozuara të UÇK, mirëpo ai kishte folur rreth sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, të cilat ishin vendosur në atë kohë për shkak të tensioneve në veri. Në këtë paraqitje Kurti në gjuhën angleze kishte folur edhe për protestat e dhunshme që po ndodhnin në atë kohë në veri. Më tej, Krypometër përmes kërkimit të fjalëve kyçe ka gjetur videon e plotë, e cila ishte bërë gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, më 27.05.2021. Në deklaratën origjinale Kurti nuk thot se “ka luftëtarë të UÇK që janë kriminelë të luftës”, mirëpo e kishte thënë të kundërtën, pra që nuk beson që ka luftëtarë të UÇK që janë kriminel të luftës. “Pa numër herë edhe në këtë Kuvend të Republikës, por edhe në media, në këto vitet e fundit unë kam folur për kriminelët e luftës dhe kriminelët e paqes. Nuk e kam thënë për herë të parë në Bruksel. Po të thuhet aty për herë të parë, do të mund të bënte një nënpyetje dikush, por unë e kam thënë pa numër herë. Serbia po e di për kënd e kam pasë fjalën. Brukseli po e di se për kënd e kam pasë fjalën. Nuk e di pse në Kosovë lajmërohen disa. Pra, unë nuk besoj që ka luftëtarë të UÇK që janë kriminelë të luftës, por unë besoj që kriminelë të luftës nuk ka vetëm në Serbi, por ka edhe në veri të Kosovës, në Bosnjë, ndoshta ka edhe në Mal të Zi.”- kishte thënë Kurti gjatë seancës (min: 01:24:55). Kjo video është publikuar vetëm disa ditë para Zgjedhjeve që pritet të mbahen më 09.02.2025, si është caktuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Në këto Zgjedhje, kandidatë për kryeministra nga subjektet politike në vend janë: Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministër aktual, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote këto Zgjedhje, sipas të dhënave të KQZ. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues. Në Zgjedhjet parlamentare do të garojnë 28 subjekte politike. Prej tyre 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ky është procesi i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në anën tjetër, më 03.04.2023 ka filluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”. Themelimi i këtij institucioni u bë nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software