About: http://data.cimple.eu/claim-review/2765d58c436a10258c6569995bd39c024252f1de5da2c32b17dd53e8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Enver Sekiraqës i është ndryshuar masa e sigurisë Deklarata Lirohet Enver Sekiraqa Vlerësimi Me kos Titujt “Lirohet Enver Sekiraqa” nuk janë të saktë. Enver Sekiraqës i është larguar masa e arrestit shtëpiak dhe e njëjta i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor. Zëvendësimi apo heqja e masave për të sigurar të dyshuarin/akuzuarin në procedurë penale bëhet kur pushojnë kushtet për të cilat janë shkaktuar. Këto masa vendosen nga Gjykata për të siguruar praninë e të pandehurit, për pengimin e rikryerjes së veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale. Ndaj Enver Sekiraqës ende ka masë sigurie të shqiptuar, pra “paraqitjes në stacion policor” si parashihet në Kodit të Procedurës Penale. Bazuar në përgjigjen e Avokatës si dhe dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, Enver Sekiraqa nuk është liruar, por vetëm i është ndryshuar masa e sigurisë dhe ndaj të njëjtit do të vazhdojë procesi gjyqësor. Artikulli Më 10.02.2024 disa faqe në Facebook kanë publikuar fotografi të Enver Sekiraqës më mbishkrimin “Lirohet Enver Sekiraqa”. Faqet që kanë publikuar përmbajtje të njëjtë janë: ‘AktivPress’ (arkiva), ‘KosovaLive’ (arkiva), ‘Mitrovica Ime’ (arkiva), ‘Vushtrria qyteti antik’ (arkiva), ‘Gazeta Raporto’ (arkiva), ‘Raporto’ (arkiva), ‘Gazeta Tetë’ (arkiva), ‘Pika Press’ (arkiva), ‘Reporteri’ (arkiva) Për të verifikuar këtë lajm, Krypometër ka kontaktuar me avokaten e Enver Sekiraqës, Kosovare Kelmendi. Ajo ka thënë se Enver Sekiraqës i është larguar masa e arrestit shtëpiak më 10.02.2024 dhe e njëjta i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor. “Të njëjtit i është zëvendësuar masa e arrestit shtëpiak me masën e paraqitjes në stacion policor”– ka thënë avokatja. Krypometër, i ka analizuar dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, për të parë masat që mund të marrë Gjykata ndaj një të dyshuari apo akuzuari. “Masat të cilat mund të përdoren për të siguruar praninë e të pandehurit, për pengimin e rikryerjes së veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale janë: 1. Thirrja; 2. Urdhërarresti; 3. premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin; 4. ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar; 5. paraqitja në stacionin policor; 6. Dorëzania; 7. arresti shtëpiak; 8. paraburgimi” – thotë neni 171 të Kodit të Procedurës Penale, i cili flet për Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procerë penale. Zëvendësimi apo heqja e masave për të sigurar të dyshuarin/akuzuarin në procedurë penale bëhet kur pushojnë kushtet për të cilat janë shkaktuar. “Këto masa hiqen kur pushojnë shkaqet që i kanë shkaktuar, apo zëvendësohen me masa të tjera më të buta po qe se për këtë plotësohen kushtet”- thotë neni 171 paragrafi 3 i Kodit të Procedurës Penale. Pra me zëvendësimin e masës së sigurisë nuk nënkuptohet lirimi i të akuzuarit nga akuza. Aktgjykim lirues, sipas Kodit të Procedurës Penale, nënkuptojmë kur gjykata pasi ka shqytuar të gjitha provat, ka marrë vendim përfundimtar me të cilin e ka liruar nga akuza të pandehurin. Për të ardhë deri te një aktgjykim lirues, Gjykata duhet që në seancë të hapur për publikun të shpallë një akgjykim të tillë. “Gjykata merr aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga akuza nëse: 1 vepra me të cilën i akuzuari akuzohet nuk përbën vepër penale; 2. ka rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale; ose 3. nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”- thotë neni 363 për Aktgjykim Lirues i Kodit të Procedurës Penale. Bazuar në përgjigjen e Avokates si dhe dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, Enver Sekiraqa nuk është liruar, por vetëm i është ndryshuar masa e sigurisë dhe ndaj të njëjtit do të vazhdojë procesi gjyqësor. Gjykata e Apelit, në vendimin e datës 26.02.2024 ka vendosur që të rikthejë masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak” për Sekiraqën. Sekiraqa akuzohet për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës i cili shërbente si zyrtar policor në Shërbimin Policor të Kosovës, i cili u vra më 30.08.2007, në Prishtinë. Akuza e Prokurorisë Speciale që është ngritur ndaj Enver Sekiraqës, pretendon se Arben Berisha për të kryer aktin në fjalë u nxit nga vet Sekiraqa, e që ky i fundit Berishën e kishte njëri të besueshëm. Sipas dosjes, vrasja e Rizës është bërë në mënyrë shumë mizore dhe mashtruese për shkak të një hakmarrjeje të paskrupullt apo ndonjë motiv tjetër. “Respektivisht, hakmarrje personale kundër të përmendurit Triumf Riza”– thuhet në akuzë. Akuza shpjegon se si para vrasjes, grupi në fjalë, pra katër të akuzuarit, kanë bashkëpunuar mes vete dhe kanë përcjellë lëvizjet e Rizës me qëllim që të ndiqnin rrugët e tij. Arben Berisha është i dënuar me 35 vite burg për këtë ngjarje dhe është në vuajtje të dënimit ndërsa në maj të vitit 2016 Gjykata kishte shpallur fajtor me 37 vjet burg edhe Enver Sekiraqën por, pas ankesës në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në rigjykim. Në rigjykim, në shtator të vitit 2019, Gjykata e gjeti përsëri fajtor Sekiraqën dhe e dënoi me 30 vjet burg për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës, mirëpo Gjykata e Apelit përsëri e riktheu rastin në rigjykim, i cili ende është duke vijuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software