About: http://data.cimple.eu/claim-review/27c0209887184247ba612e4e9a7377f6dc52493cfb585e763538737a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për aksionin e Policisë nëpër kafiteri në Mitrovicën e Veriut Deklarata Policia e Kosovës në mënyrë të rreptë fillon operacionet për kontrollë në lokalet serb në Veri të Mitrovicës ku disa janë arrestuar pasi që tek 2 persona u gjetën armë zjarri dhe sende ilegale, nga Policia e Kosovës thonë se operacionet po vazhdojnë në, Bërnjak, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Leshak Vlerësimi Rrenë Postimi “Policia e Kosovës në mënyrë të rreptë fillon operacionet për kontrollë në lokalet serb në Veri të Mitrovicës ku disa janë arrestuar pasi që tek 2 persona u gjetën armë zjarri dhe sende ilegale, nga Policia e Kosovës thonë se operacionet po vazhdojnë në, Bërnjak, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Leshak”- është i rremë. Policia e Kosovës nuk ka zhvilluar një aksion të tillë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq. Akisioni për të cilin është raportuar është zhvilluar në tri komuna të tjera, përkatësisht në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri e Skenderaj. Në këtë aksion, Policia e Kosovës e ka gjetur vetëm një pistoletë. Artikulli Më 30.07.2024 faqja e Facebook-ut, Lajme nga Bota (arkiva) ka publikuar një fotografi duke pretenduar se është një aksion i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore. Në postim thuhet se “Policia e Kosovës në mënyrë të rreptë fillon operacionet për kontrollë në lokalet serb në Veri të Mitrovicës ku disa janë arrestuar pasi që tek 2 persona u gjetën armë zjarri dhe sende ilegale, nga Policia e Kosovës thonë se operacionet po vazhdojnë në, Bërnjak, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Leshak”. Krypometër e ka kërkuar fotografinë e publikuar nga faqja Lajme nga Bota në Google Lens dhe ka gjetur se e njëjta për herë të parë ishte publikuar më 29.07.2024, në faqen e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës e kishte publikuar këtë fotografi së bashku me një njoftim se është realizuar një kontroll i jashtëzakonshëm në disa lokale në Mitrovicë të Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të ruajtjes se rendit dhe sigurisë në vazhdimësi po ndërmerr masa dhe veprime parandaluese. Në saje të kësaj, në përputhje me autorizimet hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje edhe të njësive tjera, në tri ditët e fundit në orët e mbrëmjes kanë realizuar kontrolle në disa lokale në qytetet Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj”- thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Policisë së Kosovës në Facebook. Në këtë njoftim nuk është përmendur fare komuna e Mitrovisë së Veriut, ndërsa në këtë aksion që është ishte zhvilluar në tri komuna është gjetur vetëm një pistoletë. “Kontrollet e jashtëzakonshme janë realizuar në lokacione të ndryshme, ku janë kontrolluar mbi 600 persona, ku përveç një rasti në një lokal (kafiteri) në Mitrovicë, ku te një person është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, tek personat tjerë nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”- thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. Krypometër ka analizuar postimet e Policisë së Kosovës të datave 29.07.2024 dhe 30.07.2024 dhe në asnjërën nga këto dy data nuk është raportuar për ndonjë operacion policor në Mitrovicën e Veriut, Bërnjak, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Leshak. Krypometër ka kontaktuar edhe me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani për të sqaruar nëse ka pasur ndonjë aksion policor në datat 29.07.2024 dhe 30.07.2024 në katër komunat me shumicë serbe. Elshani ka konfirmuar së Policia nuk ka zhvilluar ndonjë operacion në këto komuna, siç është pretenduar në këtë postim në Facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software