About: http://data.cimple.eu/claim-review/27df0ab1e20a5b6d5e89d2bbca80dfa02e01a99e5812dc62196e6f6f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se fasulja trajton disa probleme shëndetësore Deklarata Mjeket japin urdhër: Hani 1 pjate fasule çdo jave dhe do te trajtoni këto probleme Vlerësimi Rrenë Titulli “Mjeket japin urdhër: Hani 1 pjate fasule çdo jave dhe do te trajtoni këto probleme” është i rremë. Mjekët nuk kanë dhënë urdhër për qytetarët që të konsumojnë fasule. Fasulja ka efekte pozitive në shëndetin e njeriut, mirëpo nuk ka të dhëna shkencore që mjekët kanë thënë se e njëjta shëron sëmundje. Artikulli Më 9 nëntor 2023, faqja në Facebook, ‘Arena Shqip’ (Arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “Mjeket japin urdhër: Hani 1 pjate fasule çdo jave dhe do te trajtoni këto probleme”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në ueb faqen e internetit ‘kapelajmin.com’ (arkiva). Në artikull nuk është cituar asnjë mjek i cili urdhëzon që të hahet një pjatë fasule në javë. Në artikull janë përmendur disa efekte pozitive të fasulës në shëndetin e njëriut, por ato nuk e mbështesin konstatimin në titull. “Fasulet parandalojnë një rritje të shpejtë të glukozës pas një vakti. Fasulet përmbajnë shumicën e aminoacideve esenciale, në kombinim me drithëra. Përveç proteinave, ato ofrojnë një përmbajtje të lartë të hekurit, kaliumit, kalciumit, magnezit dhe zinkut. Po ashtu, janë një burim i mirë i vitaminës B. Përmbajtja e lartë e fibrave është përgjegjës për tretje të mirë’’- shkruan në artikull. Për të verifikuar këtë lajm, Krypometri ka kontaktuar me specialistin e mjekësisë së përgjithshme, Abdullah Vojvoda. Ai për Krypometër tha se pretendimet në këtë artikull janë të rreme. “Ne (mjekët) nuk japim urdhër që qytetarët të hanë pasul”- ka thënë Vojvoda. “Për çdo problem eventual ne si mjekësi e përgjithshme i japim udhëzimin për në klinikat përkatëse. Ne si mjekë shkojmë në bazë të shkencës”- thuhet në përgjigjen e Vojvodës të datës 21/11/2023. Fevzi Sylejmani, drejtor i QKMF-së në Mitrovicë, ka thënë se nuk ka kurrfarë baze shkencore në këtë postim. “Ne nuk japim urdhër për të ngrënë pasul, nuk ka kurrfarë evidence shkencore. Non sens”- thuhet në përgjigjen e Sylejmanit të datës 23/11/2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software