About: http://data.cimple.eu/claim-review/2803039863b1d6c851ace8d594ff1d60b5bddfeec1e45a51dbfcc3db     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Greva ne arsim - SBAShK-u ne Komunen e Lipjanit - 16.01.2019 - FOTO KALLXO 5 Pishmanllëku i shkollës ‘Elena Gjika’ për grevën Deklarata Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Shkolla “Elena Gjika”, deklarata e parë: Shkolla jonë mbështet kërkesat e mësimdhënësve qe të ngritet koeficienti i pagës dhe të jetë i dinjitetshëm , të jetësohet statusi i mësimdhënësve të viteve 90- ta, por duke gjetur forma të tjera të grevës pa e dëmtuar procesin mësimor. Shkolla “Elena Gjika”, deklarata e dytë: “Mësimdhënësit e SHFMU ‘Elena Gjika’ i bashkëngjiten grevës e cila ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës. Vendimi është marrë nga Këshilli i Arsimtarëve të SHFMU “Elena Gjika”, thuhej në njoftimin e shkollës më 14 janar. Artikulli Shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë, më 13 janar 2019 kishte dalë me njoftimin se nuk do të respektojnë vendimin e SBAShK-ut për grevë në të gjitha institucionet arsimore. Në njoftimin e kësaj shkolle në Facebook, i cili më pas është fshirë, thuhej se shkolla “Elena Gjika” më 14 janar do të fillojë gjysmëvjetorin e dytë sipas kalendarit të rregullt mësimor. “Shkolla jonë mbështet kërkesat e mësimdhënësve qe të ngritet koeficienti i pagës dhe të jetë i dinjitetshëm , të jetësohet statusi i mësimdhënësve të viteve 90- ta, por duke gjetur forma të tjera të grevës pa e dëmtuar procesin mësimor”, thuhej në njoftimin e shkollës. Në këtë njoftim thuhej se arsimi duhet të jetë prioritet i prioriteteve dhe të shpallet interes nacional. Ndërsa kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti kishte bërë thirrje që edhe shkollat e tjera të Kosovës të ndjekin shembullin e shkollës “Elena Gjika”. “Apel prindërve që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkolla ndërsa mësimdhënësit i ftojmë që ta nderojnë emrin e tyre ” Mësues” , të ndjekin shembullin e mësimdhënësve të SHFMU “Elena Gjika” nga Prishtina, që hoqi dorë nga greva si mjet , dhe doli në krah të vogëlushëve”, kishte shkruar Reshiti në Facebook më 13 janar. Por më 14 janar, qëndrimin e shkollës “Elena Gjika” për mos respektimin e grevës e mori era. Këshilli i Përgjithshëm i Arsimtarëve të shkollës “Elena Gjika” kishte dalë me vendim se do t’i bashkëngjiten grevës. “Mësimdhënësit e SHFMU ‘Elena Gjika’ i bashkëngjiten grevës e cila ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës. Vendimi është marrë nga Këshilli i Arsimtarëve të SHFMU “Elena Gjika”, thuhej në njoftimin e shkollës më 14 janar. Shkolla “Elena Gjika” iu kishte kërkuar falje prindërve dhe nxënësve por kanë thënë se Këshilli i Arsimtarëve nuk dëshiron qe shkolla të ndahet si e vetmja në Kosovë që do të mbajë mësim. Ndryshe, vendimi i SBAShK-ut për grevë ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së koeficientit të pagave për mësimdhënësit. Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar vazhdimisht nga mësimdhënësit që t’i kthehen punës së tyre, madje për këtë ai ka propozuar rritje të pagave, mirëpo këta të fundit nuk kanë pranuar. Sipas kryeministrit, rritja për mësimdhënësit e shkollave të mesme do të jetë 74 euro nga paga aktuale. Për arsimin fillor nga 479 euro sa është aktualisht – në 525.8, pra rritja është 46 euro. Për mësimdhënësit e sistemit parashkollor nga 447.9 sa është tani rritja është në 501 euro. Kurse për kategorinë e mësimdhënësve të shkollave speciale, rritja do të jetë për 49.8 euro. Kundër grevës ka dalë edhe ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi dhe Këshilli i Prindërve, të cilët kanë deklaruar se greva do të dëmtojë fëmijët. Sipas tyre, kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale, pa dëmtuar nxënësit. Projektligji për paga pritet të votohet në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është caktuar të mbahet më 2 shkurt.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software