About: http://data.cimple.eu/claim-review/28bd438d77f9259c4536b649da8678dabdd8a27e35fb739a129c21a1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shpend Ahmeti Zvarritja e publikimit të platformës së dialogut Deklarata Shpend Ahmeti: Tashmë jemi në fazën kur duhet t’i dorëzojmë disa pozicione të shkruara sepse thonë se nuk kanë marrë nga pala e Kosovës asgjë si të shkruar dhe si pozicion për temat e caktuara. Dhe po ashtu i kemi informuar mbi platformën, e cila duhet të dorëzohet në Kuvend, unë besoj nga e dita e martë e javës së ardhshme, kur ne zyrtarisht e dorëzojmë në Kuvend Vlerësimi Rrenë Ahmeti nuk e ka mbajtur premtimin për dorëzimin e platformës së dialogut në Kuvendin e Kosovës të martën, me 12 shkurt. Kjo nuk është hera e parë që ia huqin datat, pasi zëdhënësja e PSD-së që udhëhiqet nga Ahmeti kishte premtuar se platforma do të shkojë në Kuvend të fund të muajit janar. Kryetari i PSD-së tash e ka dhënë një datë të re, të cilën do ta monitorojë Krypometri nëse do të realizohet. Artikulli Gati dy muaj pas themelimit, ekipi negociator nuk po arrin të dalë me një platformë të përbashkët dialoguese për ta diskutuar në Kuvendin e Kosovës. Ekipi negociator i Kosovës ka javë që po paralajmëron bërjen publike të platformës së tyre për dialogun me Serbinë. Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, këto ditë ka dhënë deklarata të ndryshme për ditën se kur do ta dorëzojnë platformën në Kuvendin e Kosovës. Fillimisht, Ahmeti të premten e kaluar, me 8 shkurt 2019 tha se platforma e dialogut do të dorëzohet në Kuvend të martën e kësaj jave, me 12 shkurt. Këto deklarime ai i bëri në emision “Argument Plus” në Radiotelevizionin 21. “Tashmë jemi në fazën kur duhet t’i dorëzojmë disa pozicione të shkruara sepse thonë se nuk kanë marrë nga pala e Kosovës asgjë si të shkruar dhe si pozicion për temat e caktuara. Dhe po ashtu i kemi informuar mbi platformën, e cila duhet të dorëzohet në Kuvend, unë besoj nga e dita e martë e javës së ardhshme, kur ne zyrtarisht e dorëzojmë në Kuvend”, u shpreh Ahmeti. Ndërkaq, sot më 13 shkurt 2019 , në një tjetër paraqitje publike Ahmeti tha platforma do të dorëzohet në Kuvend, të premten e kësaj jave. “Ne jemi para përfundimit dhe sot i kemi edhe disa diskutime, unë besoj që të premten do ta dorëzojmë në Kuvend. Në ora 13 do të jetë takim i rregullt. Kemi pasur mbrëmë një takim prej katër orësh rreth platformës. Të shohim a do të ketë nevojë prapë për ndonjë takim nesër. Mbesim besnik ndaj Kushtetutës dhe qëllimi është që të kemi një njohje të ndërsjellët”, u shpreh kreu i PSD-së. Megjithatë, këto nuk janë afatet kohore të vetme që delegacioni shtetëror i ka përmendur për ta bërë publike platformën e bisedimeve me Serbinë. Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, në një përgjigje për KALLXO.com, me 21 janar 2019, kishte njoftuar se kjo platformë do të bëhet publike në fund të janarit. “Platforma e bisedimeve me Serbinë është në hartim e sipër nga ana e Delegacionit Shtetëror. Platforma e përfunduar do të bëhet publike nga ana e Delegacionit Shtetëror deri në fund të këtij muaji”, thuhej në përgjigjen e Kuçit. Ekipi negociator i Kosovës është formuar pas miratimit në Kuvend të rezolutës për dialogun me 15 dhjetor 2018, e cila është harmonizuar mes deputetëve të partive në pushtet dhe Partisë Socialdemokrate (PSD). Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). https://kallxo.com/ahmeti-te-premten-e-dergojme-platformen-e-dialogut-ne-kuvend/ Ekipi negociator, mes kritikave dhe lëvdatave për unitet në dialog Dialogu i deritanishëm me Serbinë, më shumë fatura se dokumente
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software