About: http://data.cimple.eu/claim-review/294b79db834e94f4636ca18d02aaf62aae2e92e5224058fec809f59f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Facebook Premtimi i Parealizuar i Mustafës për Ndërrimin e Flamurit dhe Himnit Deklarata Isa Mustafa, 2014: “Istogu ia dha Kosovës Presidentin Rugova, ia dha edhe Fadil Feratin. Ne do t’ia kthejmë Kosovës himnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” dhe flamurin e Dardanisë”, kishte deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Vlerësimi Rrenë Isa Mustafa ka udhëhequr qeverinë e Kosovës për 28 muaj, deri në shkarkimin e qeverisë nga Kuvendi i Kosovës. Mustafa sa ka qenë kryeministër nuk e ka iniciuar ndërrimin e flamurit dhe Himnit të Republikës. As flamuri dhe as himni nuk janë ndërruar. Tash ai nuk është në garë për deputet dhe as për kryeministër. Premtimi i tij, ka mbetur i parealizuar Artikulli Kreu i Qeverisë, Isa Mustafa para se të merrte këtë post, i kishte premtuar elektoratit të LDK-së, atë që ata e kërkojnë me ngulm, ndërrimin e flamurit me atë të Presidentit Rugova dhe vendosjen e himnit “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa më 28 Prill të vitit 2014, gjatë një takimi me qytetarët e aktivistët e LDK-së në Komunën e Istogut kishte deklaruar se LDK-ja do ta kthejë flamurin dhe himnin e Presidentit Rugova. “Istogu ia dha Kosovës Presidentin Rugova, ia dha edhe Fadil Feratin. Ne do t’ia kthejmë Kosovës himnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” dhe flamurin e Dardanisë”, kishte deklaruar Kryeministri Rugova. Mirëpo Isa Mustafa gjatë kohës sa ka udhëhequr qeverinë nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim. LDK në zgjedhjet e fundit doli e dyta, pas PDK-së, por pas një bllokade prej rreth 6 muajve, PDK-ja u detyrua t’ia japë pozitën e Kryeministrit. Edhe 9 vjetori i shtetësisë së Kosovës është festuar me himnin e Republikës, i cili nuk ka tekst. Presidenti Rugova sa ishte gjallë kishte propozuar që flamuri i Dardanisë, që tani është stema e Zyrës së Presidentit, të jetë flamuri i Republikës së Kosovës. Edhe kënga “Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë” ishte propozuar si Himn i Republikës së Kosovës, e cila nuk u shpall në kohën sa ishte gjallë Presidenti Ibrahim Rugova.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software