About: http://data.cimple.eu/claim-review/295fb16d5e7f3c6462321d826bfd0b6f1149ab523382435546619e8c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata rreth migrimit që rrejshëm i mveshet Besnik Bislimit Deklarata Është normale me ik nga Kosova 50% e qytetarëve që nuk na kanë votuar Vlerësimi Rrenë Deklarata që i mveshët zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi “Është normale me ik nga Kosova 50% e qytetarëve që nuk na kanë votuar” është e rreme. Besnik Bislimi nuk ka deklaruar se është normale me e lëshu Kosovën ata persona që nuk e kanë votuar Vetëvendosjen. Në një deklarim rreth migrimit, Bislimi ka thënë se në Ballkanin Perëndimor ose në Evropën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim. Artikulli Më 04.04.2024, faqja e Facebook-ut Komente Politike (arkiva) ka publikuar në grupin ‘Diaspora me PDK’, një fotografi të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi me citatin “Është normale me ik nga Kosova 50% e qytetarëve që nuk na kanë votuar”. Për të verfikuar këtë deklarim, Krypometër fillimisht ka kontrolluar profilin zyrtar në Facebook të zëvendëskryeministrit Bislimi, nëse ka bërë ndonjë postim gjatë muajit prill 2024. Më datën 29.03.2024, Bislimi ka postuar informacionin për nënshkrimin e marrëveshjes me Malin e Zi për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, 2021-2027. Kurse, më 02.04.2024 ka postuar informacionin se në mbledhjen e 198-të të Qeverisë është miratuar Programi Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. As në faqen e Zyrës së Kryeministrit nuk është publikuar asnjë deklaratë e tillë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Lidhur me këtë çështje, Krypometër ka kontaktuar me këshilltarin politik të Bislimit, Klisman Kadiu i cili tha se një deklaratë e tillë, përveç se nuk është e vërtetë,nuk ekziston. “Kjo deklaratë, përveçse nuk është e vërtetë, ajo as edhe që ekziston. Pra nuk është diçka e nxjerrë nga konteksti, por diçka krejt e trilluar”- tha Kadiu për Krypometrin. Krypometër ka gjetur një deklaratë të vjetër të Bislimit, prej një vit më parë, kur ai kishte thënë se është diçka normale ikja e kosovarëve nga vendi. “Në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor ose në Evropën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim. Diku gjysmë milioni mjekë që operojnë në Bashkimin Evropian nuk janë të lidhur me Bashkimin Evropian. Do të thotë, migrimi është diçka normale, është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës”- kishte deklaruar Bislimi më 10.05.2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software