About: http://data.cimple.eu/claim-review/29bb0eaa648a2d1f1057439dd586eae9c0b6114bbb597183ecce982f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë se shteti refuzoi ekstradimin e Alil Demirit Deklarata Shteti i Kosovës liron Alil Demirin refuzon kerkesen e shtetit Maqedonas per ekstradimin e tij. Faleminderit Qeveria Kurti Vlerësimi Rrenë Informacioni se shteti i Kosovës ka refuzuar ekstradimin e Almir Demirit është i rremë. Burime zyrtare kanë konfirmuar se nuk ka vendim përfundimtar nga organet shtetërore për këtë ekstradim përpos vendimit të gjykatës. Artikulli Në rrjetin social Facebook faqja “Me Vetëvendosjen” me 25 Gusht 2023 të këtij viti ka shpërndarë një lajm i cili pretendon lirimin e Alil Demirit. Ky lajm ishte shoqëruar me mbishkrimin “Shteti i Kosovës liron Alil Demirin refuzon kerkesen e shtetit Maqedonas per ekstradimin e tij. Faleminderit Qeveria Kurti ”. Krypometri ka kontrolluar nëse ky informacion është i vërtet duke kontaktuar institucionet të cilat kanë marrë vendime lidhur me këtë rast. Krypometri me datë 28/08/2023 ka kontaktuar avokatin Besnik Berisha, mbrotjësin ligjor të Demirit. Berisha ka thënë se lajmi është i pasaktë dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në atë postim. “Është lajm absolutisht i pasaktë, nuk ka asgjë të vërtetë as në titull e as në brendi. Çështja e Alil Demirit asnjëherë nuk ka kaluar nëpër duart e Qeverisë, e aq më pak në duart e Qeverisë Kurti. Ekstradimi është refuzuar nga Gjykata me vendim të formës së prerë që në vitin 2015”- ka thënë Berisha. Ai ka treguar se klienti i tij ishte arrestuar para disa ditësh, por lirimi i tij është bërë pasi prokuroria është tërhequr nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. “Alil Demiri është arrestuar dhe ndaluar në shkelje të ligjit dhe pasi që i’a kemi bërë të ditur Prokurorisë shkeljet e konsumuara, të mbështetura edhe me vendime të Gjykatave dhe praktikën e ngjashme në rastin e Afrim Ismajlovic, prokuroria është tërhequr nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe Alil Demiri është lënë i lirë”- thuhet në përgjigjen e Berishës. Krypometri ka siguruar edhe një përgjigje nga ana e Prokurorisë së Prishtinës lidhur me vendimin e Gjykatës për lirimin e Demirit. Prokurori i Prishtinës, Armend Hamiti, ka thënë se ka qenë vendimi i Gjykatës për lirimin e të dyshuarit e jo çështje e Qeverisë. “Ai është vendim i Gjykatës”- ka thënë prokurori Armend Hamiti. Tutje, Prokuroria ka shpjeguar se lirimi i Demirit ka ardhur pasi që është tërhequr nga kërkesa për caktim të masës së paraburgimit. Si shkak del të jetë një vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Deparatamentit Special me të cilin është refuzuar kërkesa e shtetasit Maqedonas për ekstradim. Andaj ky vendim është paraqitur si provë në seancën për caktimin e masës së paraburgimit, duke u konsideruar si rast i gjykuar. Krypometri ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Drejtësisë për të verifikuar nëse Qeveria e Kosovës kishte ndonjë rol në vendimin për Demirin. Në një përgjigje për Krypometrin Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka konfirmuar se qeveria nuk ka pasur asnjë rol në këtë rast. “Në këtë fazë, Ministria e Drejtësisë nuk ka mandat të përgjigjet dhe as ndonjë kompetencë për të ndërmarrë ndonjë veprim tjetër “- ka thënë Haxhiu në deklaratë për Krypometër me datë 28/08/2023. Procedurat ligjore kërkojnë që para ekstradimit, gjykata të lejojë ekstradimin, ndërsa në fund Ministri i Drejtësisë me një vendim të veçantë lejon ose jo ekstradimin e personave. Në këtë fazë të dhënat e siguruara tregojnë që një vendim i tillë nuk është marrë nga institucionet qeveritare.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software