About: http://data.cimple.eu/claim-review/2a605136d8afaa8b98993ef490d07834fa37729c8dd00132b8920382     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Kurti kërkoi t’ia sjellin kokën e Radoiçiqit Deklarata Na sillni kokën e Milan Radoiçiç Vlerësimi Me kos Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka deklaruar “Na sillni kokën e Milan Radoiçiç”, si pretendohet në postimin e “Ntv Televizion”. Kjo faqe në Facebook i është referuar një bashkëbisedimi që kryeministri i Kosovës kishte zhvilluar me drejtoren e Karl-Renner-Institut, Maria Maltschnig, gjatë qëndrimit të tij në Vjenë në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës. Në këtë invervistë, Kurti kishte folur për ekstradimin e Millan Radojiçiq, por nuk kishte thënë “Na sillni kokën e Milan Radoiçiç”. Artikulli Më 14.11.2023, faqja në Facebook “Ntv Televizion” (arkiva) ka publikuar një kronikë rreth takimeve që kishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti me mbishkrimin: “Na sillni kokën e Milan Radoiçiç”. Në këtë kronikë flitet për një intervistë që kishte dhënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në të cilën kishte folur për dialogun me Serbinë, sulmin në Banjskë, por në asnjë vend nuk është publikuar një deklaratë që Kurti të ketë thënë “Na sillni kokën e Milan Radojiçiçit”. Përmbajtja e kronikës i referohet një bashkëbisedimi që kryeministri i Kosovës ka zhvilluar me drejtoren e Karl-Renner-Institut, Maria Maltschnig, gjatë qëndrimit të tij në Vjenë në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës e cila është publikuar më 13 nëntor 2023, në faqen zyrtare të Kurtit në Facebook. Por, në këtë intervistë Kurti asnjëherë nuk e ka dhënë një deklaratë të tillë. Në këtë intervistë, derisa ka folur për sulmin në Banjskë, Kurti ka thënë se duhet ekstradimi i Millan Radoiçiqit në Kosovë. “Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Millan Radoiçiqit. Ai është paraburgosur për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile, dy organizata terroriste të shpallura të tilla më 20 qershor, duhen arrestuar. Tani na duhet ekstradimi i Radoiçiqit”- ka thënë Kurti në këtë takim. Në këtë intervistë Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë– Serbi, liberalizimin e vizave e çështje të tjera. Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. “Ky lajm është i pavertetë sepse një deklaratë e tillë nuk është bërë asnjëherë”- ka thënë Manxhuka për Krypometër. Më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit një grup terrorist kishte kryer sulm ndaj Policisë së Kosovës, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për këtë sulm më pas e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software