About: http://data.cimple.eu/claim-review/2a7b51fc4aeec3fd5dc3595f767c37d9173371cc29bb67abad1fbf53     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e fabrikuar e Ilir Metës Deklarata Tani nuk i pëlqen kjo deklaratë / Ilir Meta në 2008: Berisha vodhi floririn e Krrabës dhe e ndau me Fazlliçin! Vlerësimi Rrenë Fotografia me të cilën është ilustruar artikulli me titull “Tani nuk i pëlqen kjo deklaratë / Ilir Meta në 2008: Berisha vodhi floririn e Krrabës dhe e ndau me Fazlliçin!” është e fabrikuar. Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk ka veshur këmishë të arit. Krypometri përmes aplikacionit TinEye ka gjetur se në fotografia reale që është përdorë për këtë fabrikim është e Datta Phunge, një biznesmeni të pasur nga qyteti Pune i Indisë. Artikulli Më 27 qershor 2023, faqja e Facebook-ut “Portali 24”, ka shpërndarë përmbajtjen me titull “Tani nuk i pëlqen kjo deklaratë / Ilir Meta në 2008: Berisha vodhi floririn e Krrabës dhe e ndau me Fazlliçin!”. Portali 24 e kishte publikuar të njëjtën përmbajtje edhe më 7 prill 2023. Për ilustrim, faqja ka përdorur një fotografi të ish- presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, që gjoja është vëshur me bluza ari dhe ka vendosur zinxhirë floriri. Ilustrimi që ka përdorur faqja në fjalë është i fabrikuar. Krypometri përmes aplikacionit TinEye ka gjetur se fotografia reale që është përdorë për fabrikim është e Datta Phunge, një biznesmeni të pasur nga qyteti Pune i Indisë. Phunge kishte kërkuar t’i “ndërtohej” një këmishë ari me peshë prej 3.5 kilogramë, për të cilën ai kishte paguar 1.2 Crore (valutë indiane) apo rreth 11 milionë euro. Në këtë çmim ai kishte përfshirë edhe punësimin e 15 argjendarëve dhe koston e arit. TinEye është një aplikacion që mundëson kërkimin e shpejtë të imazheve. TinEye është veçanërisht i dobishëm të ndihmojë që të kuptohet nëse fotografitë ose imazhet janë prerë, ndryshuar përmasat, shtrembëruar ose manipuluar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software