schema:text
| - Cungimi i opinionit të aktorit për të prodhuar titull të rrejshëm
Deklarata
Patrioti dhe aktori me i madh Shqiptar: “Albin, ne jemi me ta dhanë votën edhe për mandatin tjetër!
Vlerësimi
Me kos
Në artikullin nuk është argumentuar dhe nuk janë ofruar fakte për cilësimet që i janë bërë aktorit si: “Patrioti dhe aktori me i madh Shqiptar”. Përveç kësaj, opinioni i dhënë nga aktori Çun Lajçi është cunguar në atë mënyrë që lë të kuptohet se i njëjti është për t’ia dhënë edhe një mandat kryeministrit Albin Kurti. Në postimin e bërë nga Lajçi me 1 gusht 2022, ai ka thënë se është edhe për një mandat të Kurtit, nëse “nuk bjen ndesh” me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.
Artikulli
Më 15 shkurt 2023 faqja “Mirsevini” ka shpërndarë në Facebook një artikull me titull: “Patrioti dhe aktori me i madh Shqiptar: “Albin, ne jemi me ta dhanë votën edhe për mandatin tjetër!”.
Ky artikull është shpërndarë edhe nga Faqja e Facebook-ut si: “Fresh Lajme”, “Gazetta Drita”, “Pamfleti.com”.
Në titull nuk është paraqitur deklarimi i plotë që ka bërë aktori, Çun Lajçi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se është për me t’ia dhënë edhe një mandat, por me një kusht.
“S’kemi nevojë me t’msue ma, se t’kallxon Amerika, kur duhet e si duhet me veprua me Serbinë, ne jemi me ta dhanë votën edhe për mandatin tjetër, nëse nuk bjen ndesh me babën Biden!”- thuhet në postimin e bërë nga Lajçi me 1 gusht 2022.
Pra, ky postim i Lajçit është i vjetër. I njëjti është ripublikuar duke dhënë cilësime për aktorin si “patrioti dhe aktori më i madh shqiptar”- por pa iu përmendur emri Lajçit.
Ky artikull është shpërndarë në Facebook me mbishkrimin “Komenti Juaj: A e meriton Kryeministri Kurti edhe nje mandat tjeter ?!”- duke marrë rreth 300 komente.
|