schema:text
| - Deklarata e rreme që i m’vishet Sami Lushtakut
Deklarata
Babush a pe sheh qat urë që e kemi pas ndreq kishe urë? Prapë kemi me ndreq se ska met ma ku me vjedh se spo na le Albini
Vlerësimi
Rrenë
Përshkrimi i publikuar në një fotografi të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe nën-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është i rremë. Lushtaku asnjëherë nuk ka thënë “Babush a pe sheh qat urë që e kemi pas ndreq kishe urë? Prapë kemi me ndreq se ska met ma ku me vjedh se spo na le Albini”. Fotografia e postuar është bërë nga vizita e Memli Krasniqit në Skënderaj pas përmbytjeve të mesit të janarit 2023, si shkak i rreshjeve të shiut.
Artikulli
Më 21 janar 2023 faqja “Qeveria Kurti II” publikoi një fotografi të nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi me mbishkrim: “Tu ba plan ku mi mshu nketë tollovi”.
Mbi fotografi është vendosur një shkrim gjoja Lushtaku i ka thënë kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi: “Babush a pe sheh qat urë që e kemi pas ndreq kishe urë? Prapë kemi me ndreq se ska met ma ku me vjedh se spo na le Albini”.
Kjo foto me këtë shkrim ka marrë mbi 200 reagime dhe është shpërndarë 65 herë.
Derisa, komentet janë të gjitha të natyrës urrejtëse ndaj partive opozitare.
Fotografia e postuar është bërë nga vizita e Memli Krasniqit në Skënderaj pas përmbytjeve të mesit të janarit 2023, si shkak i rreshjeve të shiut.
Më 20 janar, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka vizituar disa prej fshatra në Skënderaj, të cilat ishin më të prekura nga vërrshimet.
|