About: http://data.cimple.eu/claim-review/2c796f4dcbbf97267bc07d2387fe0240cc93f0e5fb1a58299c8d8e0a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për marrjen peng të serbëve nga Njësia Speciale Deklarata “Serbët që tentuan të futen ilegalisht në kufirin me Kosovën që u zunën peng nga Njësia Speciale e Kosovës” Vlerësimi Rrenë Postimi me titull “Serbët që tentuan të futen ilegalisht në kufirin me Kosovën që u zunën peng nga Njësia Speciale e Kosovës” është i rremë. Krypometri, pas ka kontrolluar njoftimet e Policisë së Kosovës të lëshuara në fund të muajit nëntor 2023 si dhe kontaktit me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, ka verifikuar se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk ka mbajtur peng asnjë qytetar serb që ishte duke e kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Artikulli Më 27 nëntor 2023, faqja në TikTok ka shpërndarë një video (Arkivi) në të cilën pretendohet se disa serbë kanë tentuar të futen ilegalisht në Kosovë, mirëpo të njëjtit ishin zënë peng nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Krypometri ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Ai ka thënë se Njësisë Speciale e Policisë së Kosovës nuk është duke e mbajtur peng asnjë serb që është zënë duke e kaluar kufirin Serbi- Kosovë. “Diçka e tillë nuk është ë vërtetë”- tha ai për Krypometrin. Bazuar në ligjet në fuqi (Ligji për Policinë dhe Kodin Penal), Policia e Kosovës bënë arrestimin e qytetarëve bazuar në urdhërin e Prokurorit të shtetit dhe të njëjtit dërgohen në burg dhe nuk mbahen peng. Krypometri ka analizuar komunikatat e lëshuara nga Policia e Kosovës më datë 27 nëntor 2023, mirëpo asnjëra prej tyre nuk ishte për arrestimin e serbëve që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Kosovë. Komunikata e parë ishte për arrestimin e një personi që ishte në kërkim. Në komunikatën e dytë, Policia e Kosovës kishte informuar për arrestimin e një përsoni pasi i njëjti ishte i dyshuar për veprën penale “Vrasje e mbetur nё tentativë”. Dhë në njoftimin e tretë, policia kishte treguar se janë arrestuar pesë të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rëndë Krypometri ka verifikuar rastin edhe në raportet 24-orëshe të Policisë të datës 27/11/2023 (Arkivi), 28/11/2023 (Arkivi), dhe 29/11/2023 (Arkivi). Në asnjërën nga këto raporte nuk është përmendur ndonjë rast ku është marr peng ndonjë serb apo ka pasur tentimet për tu futur ilegalisht nga Serbia. Ky postim ka marrë më shumë se 68 mijë shikime dhe ka afër 2 mijë pëlqime. Po ashtu postimi është shpërndarë 50 herë e është ruajtur 102 herë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software