About: http://data.cimple.eu/claim-review/2c83f3467ac8fd97e039c2091fa3cfa0ee561b11d1ab05bb6be12858     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për artikullin e gazetës gjermane për Albin Kurtin Deklarata Mediat: “Geci për Kurtin: Ja çfarë i thoshte Kurti gazetës gjermane për SHBA-në” Vlerësimi Rrenë Ky lajm nuk është i vërtetë. Korrespondenti i gazetës së famshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka thënë: “Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”. Artikulli Në Facebook dhe në portale është publikuar një lajm rreth një artikulli që gjoja është publikuar në vitin 1998 në gazetën e famshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me titullin: “Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën, është kundër Kosovës”. Këtë lajm e ka shpërndarë në Facebook ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, me një fotografi, me përshkrimin ‘Athua ende ata që e mbështesin Amerikën janë kundër Kosovës, ndërsa ata që e mbështesin Rusinë janë pro Kosovës’. E “Gazeta Express” e kishte publikuar një lajm në lidhje me postimin e Gecit, duke ia vendosur titullin ‘Geci për Kurtin: Ja çfarë i thoshte Kurti gazetës gjermane për SHBA-në’. Ka qenë korrespondenti i gazetës së famshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, i cili ka thënë se artikulli i shpërndarë nuk është botuar kurrë në gazetën gjermane dhe si i tillë po bëhet vetëm për fushatë. “Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”, ka shkruar ai në Twitter. Pas këtij postimi, ish-deputeti Gani Geci e ka fshirë postimin nga profili i tij. E “Gazeta Express” e ka bërë edhe një lajm bazuar në postimin e koresporendit të gazetës gjermane. Lidhur me lajmin ka reaguar edhe zyrtari për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, për të cilin ka thënë se është lajm i rremë. “Ky artikull asnjëherë nuk ka qenë në FAZ dhe ky citim është FAKE. Është e pabesueshme dhe shqetësuese se si disa portale citojnë njerëz që shtyjnë lajme fake dhe bëjnë lajm pa asnjë verifikim”, ka shkruar ai. Ndërkaq kandidatja për deputete në listën e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka shkruar në Facebook se manipulimi me gazetën gjermane tregon se sa e madhe është frika e disave nga zgjedhjet e 14 shkurtit. “Manipulimi me gazetën shumë serioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung vetëm sa na tregon edhe një herë se deri ku ka rënë niveli dhe sa e madhe është frika e disave nga këto zgjedhje. Konkurrenca është në rregull, por gënjeshtra e kulluar jo”. Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software