schema:text
| - Rrena se Albin Kurti ishte në veri
Deklarata
Kurti vizitoi veriun, takoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli i publikuar në RTKlive.com me titull “Kurti vizitoi veriun, takoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje” është i rremë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka qenë gjatë ditës në veri të Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se Kurti nuk ka qenë në veri. Kryeministri sipas tij ishte në vizitë në kampin e Policisë së Kosovës “Belvedere” që gjendet në Jug të Mitrovicës.
Artikulli
Më 11 dhjetor 2022, Portali i Televizonit Publik rtklive.com ka publikuar një artikull me titullin “Kurti vizitoi veriun, takoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje”.
Artikulli fillon me lajmin se “kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, sot ka vizituar veriun e vendit”, ndërsa tutje thuhet se ka qenë në kampin Belvedere.
Titulli dhe kreu i lajmit të publikuar në rtklive.com janë të rremë, pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e ka vizituar veriun më 11 dhjetor 2022.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për KALLXO.com, ka thënë se Kurti nuk ka qenë në veri, por ishte në një vizitë në kampinë e Policisë së Kosovës “Belvedere”, që gjendet në Jug të Mitrovicës. .
Gjatë ditës së sotme KALLXO.com ka raportuar se Kryeministri Kurti ka vizituar kampin e Policisë së Kosovës “Belvedere” në Jug të Mitrovicës.
|