About: http://data.cimple.eu/claim-review/2dc138ed67e32051fbbfa4e97cc55d832fdeda8d75a8e5e618499da3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryeministri Haradinaj dhe zëvendësministri i MAPH, Besim Demi - Foto: Rtv21 Mustafa vs Haradinaj: Qeveria me më Shumë Zëvendësministra Deklarata Ramush Haradinaj – 21 nëntor 2017: “Ne hala nuk e kemi kalu numrin e [zëvendësministrave] të qeverisë përpara…” Vlerësimi Rrenë e kryptë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka gënjyer kur ka krahasuar numrin e zëvendësministrave të qeverisë që e udhëheq me qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa. Haradinaj pretendoi se qeveria e tij nuk e ka arritur numrin e zëvendësministrave që ishin emëruar nga qeveria e Isa Mustafës. Në kohën kur e ka bërë këtë deklaratë, në Qeverinë Haradinaj kanë qenë të paktën 15 zëvendësministra më shumë sesa në qeverinë paraprake. E deri më tani në qeverinë Haradinaj janë emëruar 22 zëvendësministra më shumë se sa qeveria paraprake. Artikulli Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ishte i saktë në llogaritë lidhur me emërimin e zëvendësministrave në kabinetin e tij që filloi mandatin muaj më parë. Në një intervistë në Televizionin “Klan Kosova” më datën 21 nëntor, Haradinaj tha se nuk ka emëruar akoma aq zëvendësministra sa i kishte qeveria Mustafa. “Ne hala nuk e kemi kalu numrin e [zëvendësministrave] të qeverisë përpara, por ky nuk është ndonjë satisfaksion. Unë jam i interesuar me bë ligjin për qeverinë se s’ka ende Kosova ligj…”, tha ai. Në kohën e transmetimit të kësaj interviste, Qeveria e Kosovës kishte të emëruar rreth 60 zëvendësministra. Zyra e Kryeministrit në një përgjigje për KALLXO.com ka dërguar listën e zëvendësministrave të qeverisë së kaluar dhe qeverisë aktuale. Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa mbante në punë 45 zëvendësministra. Ndërsa, në bazë të përgjigjes së dërguar më datën 29 nëntor, në Qeverinë Haradinaj kanë qenë të emëruar 61 zëvendësministra [shih listën e plotë] . Në ndërkohë, Harandinaj e ka shkarkuar një dhe ka emëruar katër zëvendësministra të rinj. Përderisa emërimet e zëvendësministrave po vazhdojnë, deri më tani numri i tyre ka arritur në 64. Në një nga mbledhjet e Qeverisë Haradinajt, Kryeministri kishte kërkuar nga ministrat që t’i ngarkojnë me punë zëvendësministrat për ta arsyetuar pagën. “Mendoj që tani është shumë me rëndësi që secili ministër me iu delegu përgjegjësi konkrete zëvendësministrave edhe me bo përpjekje që këtë besim politik që iu kemi dhanë me e shfrytëzu me iu përgjigjë dinamikës qeverisëse që e kemi në vend”, tha Haradinaj në një nga mbledhjet e qeverisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software