About: http://data.cimple.eu/claim-review/2df9425add9f48a2152b4b8445a478dd2de12e72135e876b218aeb5d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar për Fatmir Limajn Deklarata Video e publikuar në Facebook në të cilën shihet kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është e rreme Vlerësimi Rrenë Video e publikuar në Facebook në të cilën shihet kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është e rreme. Ajo është prodhuar me teknologjinë deep-fake video. Fatmir Limaj është kryetar i partisë Nisma Socialdemokrate, e cila nuk kishte arritur të kalonte pragun zgjedhor në zgjedhjet e mbajtur më 14.02.2021. Partia e drejtuar nga Limaj ka nënshkruar marrëveshje të koalicionit parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinaj për zgjedhjet e ardhshme që duhet të mbahen brenda një viti. Artikulli Më 24.02.2024 në grupin në Facebook ‘me Albinin’ (arkive) është shpërndarë një video në të cilën shihet kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Kjo video në Facebook ka marrë 185 reagime, 27 shpërndarje dhe 23 komente. Krypometër ka kontrolluar profilin publik të partisë së NISMA-së, Fatmir Limaj dhe ai asnjëherë nuk është paraqitur në publik me një pamje të tillë. Krypometër, pas analizimit të videos, ka gjetur se në këtë video shihet logo ‘Fakemepp’. Video është realizuar me teknologjinë Deep Fake, pasi një personi më flokë të gjata i është vendosur fotografia e Fatmir Limajt, kryetari i parisë Nisma Socialdemokrate. Teknologjia Deepfake përdor një lloj algoritmi të sofistikuar për të ndryshuar ose manipuluar imazhet dhe zërat në një video në mënyrë që të duket sikur personazhet në video janë duke bërë ose thënë gjëra që ata nuk kanë bërë ose thënë në realitet. Një deep fake video mund të dallohet se nuk është reale me tiparet si në vijim: Mimika të pazakonshme në fytytë, përpëlitje e syve në mënyrë jo konsistente, lëvzja e buzëve, prapavija dhe anomali tjera. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e partisë Nisma Socialdemokrate, Endrit Zabërgja, i cili ka thënë se kjo video është e rreme dhe po bëhet me qëllim të sulmit ndaj kryetarit të partisë, Fatmir Limaj. “Fatkeqësisht nuk është hera e parë që Kryetari Fatmir Limaj sulmohet me metodat më të ulta. Për vite të tëra është linçuar pa asnjë bazë. Edhe pse në të gjitha proceset gjyqësore ka dalë i pafajshëm, propaganda kundër tij vazhdon! Kjo është e papranueshme! Derisa trajektorja në rritje e NISMA-s, padyshim se është arsye e intensifikimit të këtyre sulmeve së fundmi”- ka thënë Zabërgja. Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të marrë asnjë vend në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e mbajtura më 14.02.2021. Që nga ajo kohë, Fatmir Limaj ka bërë disa paraqitje publike, kryesisht nëpër debate televizive, për të paraqitur qëndrimet opozitare. Kjo video është publikuar disa javë pasi që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë lidhur marrëveshje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet që duhet të mbahen brenda një viti. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, vlerësoi koalicionin parazgjedhor si një zhvillim pozitiv për skenën politike të Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj. Kjo nuk është hera e parë që AAK dhe Nisma Socialdemokrate bëjnë koalicion. Në zgjedhjet e vitit 2017 dy partitë patën nënshkruar koalicion parazgjedhor të cilit i ishte bashkuar edhe Partia Demokratike e Kosovës duke krijuar PAN-in që doli koalicioni fitues i zgjedhjeve të atij viti. Në atë kohë, Fatmir Limaj ishte zgjedhur Deputet i Kuvendit të Kosovës. Ndërsa në zgjedhjet e fundit, të vitit 2021, Nisma Socialdemokrate nuk kishte kaluar pragun zgjedhor kurse AAK pati marrë 7.12% të votave apo 8 deputetë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software