About: http://data.cimple.eu/claim-review/2ea13231db5ff7033b7e873243fbc322a7c218b8386dece52549236b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për shkatërrim të qelizave të kancerit nga një substancë bimore Deklarata 90% e qelizave të kancerit të mushkërive shkatërrohen nga kjo substancë bimore Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Përfundimet e dhëna në artikullin me “90% e qelizave të kancerit të mushkërive shkatërrohen nga kjo substancë bimore” nuk janë të sakta. Artikulli citon një studim të PubMed, i cili sipas shkrimit thotë se substanca apigenin e gjendur në disa fruta e perime mund të shkatërrojë 86% të qelizave të kancerit të mushkërive. Onkologu Ilir Kurtishi thotë se ky në fakt është vetëm një mjekim shtesë alternativ, por nuk është mjekim i aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ai shtoi se janë bërë disa hulumtime por, nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë. Artikulli Më 22 shkurt 2022 faqja “InforeCulture” ka shpërdarë në “Facebook” një artikull me titull: 90% e qelizave të kancerit të mushkërive shkatërrohen nga kjo substancë bimore”. I njëjti artikull ishte publikuar në faqen “Inforculture.info” më 12 gusht 2022. Ky artikull flet për kancerin e mushkërive dhe shkaqet prej të cilave mund të krijohet. Titulli potencon se një substancë bimore shkatërron 90% të qelizave të kancerit. Ndërkaq, në shkrim thuhet se kjo substancë e quajtur apigenin që gjendet në fruta dhe perime të ndryshme ka një efekt kundër kancerogjen. Duke citur një studim të ri të publikuar në PubMed thuhet se apigenina të cilën artikulli e quan edhe mrekulli, që gjendet me bollëk në majdanoz, selino, kamomil, portokall, qepë, por edhe në shumë fruta e perime mund të shkatërrojë 86% të qelizave të kancerit të mushkërive. Onkologu Ilir Kurtishi, i cili punon në Qendrën Klinike dhe Univeristare të Kosovës thotë se ky është vetëm një mjekim shtesë alternativ, por nuk është mjekim i aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ai shtoi se janë bërë disa hulumtime por, nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë. Konstatime të tilla ndikojnë keq te lexuesi, sidomos te ata që kanë këtë sëmundje, duke i bërë të besojnë se një substancë e tillë mund t’ua shërojë thuajse komplet këtë sëmundje, përderisa ajo mund të ketë vetëm efekt të vogël dhe përdorët nga mjekët profesionistë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software