About: http://data.cimple.eu/claim-review/2ebc95a182584be2eb70b47de493e0dd7593a35da87a1a51ad4431c1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e ndryshuar e ministres Rozeta Hajdari Deklarata Çka janë 9 ton për marakli Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull: “Çka janë 9 ton për marakli” është i rremë. Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka mbajtur në mesazh të tillë në hyrjen e gjykatës dhe nuk ka dhënë një deklarim të tillë . Fotografia në këtë publikim është e manipuluar dhe ka përmbajtje tjetër prej informacionit të vërtetë. Artikulli Më 4 gusht 2023, në faqen Gjallë e kam I.Rugoven është publikuar një fotografi në të cilën shihet ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari me një letër në duar me mbishkrimin “Çka janë 9 ton për marakli”. I njëjti postim është shpërndarë edhe në faqet e Facebookut: High zone dhe Breguidiellit Banesat e Kuqe. Krypometri ka gjetur se pankarta dhe mbishkrimi në të janë të manipluara, pasi në formën origjinale të fotografisë të publikuar me datë 04/08/2023 në profikin e Facebook të Rozeta Hajtari, ministrja në dorë mbanë dosjen e padisë që ka ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Krypometri ka kontaktuar ministren Rozeta Hajdari për të kontrolluar nëse ajo e ka thënë se një deklaratë të tillë. “Këtë deklaratë nuk e kam thënë asnjëherë në asnjë prononcim as publikim timin, prandaj edhe përmbajtja tekstuale edhe fotografia janë të manipuluara dhe nuk kanë të bëjnë me atë që kemi postuar në rrjetet sociale”– ka thënë Hajdari. Të premten, Hajdari ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu. Përmes një postimi në Facebook faqen e saj, ajo ka thënë se raportimet e fundit nga ky medium janë bërë për ta cenuar integritetin e saj. “Tentimet e dështuara për të cenuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë”– ka shkruar ajo në Facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software