About: http://data.cimple.eu/claim-review/2ec99d7c768a64437725dccac26d71591d8245cc5f99afe958b291d8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për pajisjen me sistem kundërajror të bazës së FSK-së Deklarata T’merr për Serbinë!: Bondsteeli Shqiptarë afër Serbisë! Pajiset me Sisteme Kundërajrore! Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “T’merr për Serbinë!: Bondsteeli Shqiptarë afër Serbisë! Pajiset me Sisteme Kundërajrore!” është i rremë. Nga Forca e Sigurisë së Kosovës është konfirmuar se pika në Cërrnushë është poligon stërvitor, zyrtar dhe i legalizuar nën menaxhimin aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës. I njëjti nuk është furnizuar me sistem kundërajror. Artikulli Më 26 janar 2023 faqja e internetit bbcnewsm.com ka publikuar një artikull me titull: “T’merr për Serbinë!: Bondsteeli Shqiptarë afër Serbisë! Pajiset me Sisteme Kundërajrore!” Artikulli është shpërndarë edhe nga faqja e internetit republikalajm.com, blicalb.com, zeripress.com, dhe nga faqet e Facebook-ut Artistet Shqiptar, Lajme Fresh24, Arjola Demiri, Gazeta e Kosovës, Shkurteshqip.net, Lajmi Sot, TrOll në Shqip, Artikulli flet për këtë bazë ushtarake pa iu referuar asnjë burimi zyrtar. “Kuptohet që kjo bazë do ti ketë të gjitha kapacitetet për mbr ojtjen territoriale të Republikës së Kosovës, por ende nuk dihet sistemi rak etor apo më mirë të themi kundër-ajror i cili do vendoset aty sipas disa informacioneve, për shkak se kjo kodër është parë si pikë strategjike nga FSK dhe e përshtatme për gjdo lloj sistemi, lloji i ty”-është shkruar në tartikull. Pavarësisht paralajmërimit në titull, në artikull nuk thuhet se kodra e Cërrnushës është pajisur me sisteme kundërajrore, por vetëm supozohet se do të furnizohet me një sistem të tillë. KALLXO.com ka kontaktuar me Sefer Isufi, gjeneral brigade në Forcën e Sigurisë së Kosovës i cili thot se informacioni është i rremë. “Poligonin stërvitor që e kemi në Cërrnushë, qysh e dini, është poligon zyrtar, i legalizuar dhe nën menaxhimin aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës. E shfrytëzojmë për nevojat tona stërvitore dhe kemi planet për projekte infrastrukturore që kemi për t’i realizuar”- ka thënë ai. Isufi e ka demantuar lajmin se e njëjta pikë është furnizuar me armatim kundërajror. “Lidhur me këtë, nuk ka asgjë të vërtetë. Në kontekstin e lajmit, nuk ka asgjë të vërtetë. E demantojmë plotësisht.”- ka thënë Isufi për KALLXO.com.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software