About: http://data.cimple.eu/claim-review/2f2d5ee6597d5f659914efa715560ff738983e7479153055dd823ab9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nagavci premton që në çerekun e parë të vitit 2022 do të finalizohen tri ligje për arsimin Deklarata Arbërie Nagavci (30.12.2021) – “Kemi pasur në agjendë legjislative që t’i përfundojmë, por për shkak që draftet që kemi punuar kanë qenë drafte të kamotshme, ka qenë e nevojshme që të merret koha mjaftueshme, që të kemi draft-ligje në nivelin më të mirë të mundshëm, por do t’i finalizojmë në çerekun e parë të vitit 2022” Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të monitorojë Ministrinë e Arsimit nëse do të finalizojë tri projektligjet në kohën e premtuar nga ministrja Nagavci. Artikulli Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, me të marrë mandatin kishte përgatitur planin legjislativ për vitin 2021. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kishte paraparë që në vitin 2021 të jenë të gatshme pesë ligje. Në Qeveri së fundmi është miratuar Ligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, ndërsa në Kuvend këtë muaj është ratifikuar marrëveshja e bashkëpunimit mes MAShTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim. Por, tri projektligje të tjera kanë mbetur pa u miratuar. Projektligji për Arsimin e Lartë, Projektligji për Tekstet dhe Mjete Shkollore, Lektyrën Shkollore dhe Dokumentacionin Pedagogjik si dhe Projektligji për Edukimin Parashkollor ka mbetur pa u përfunduar nga ana e Ministrisë së Arsimit. Për këtë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në konferencën e fundvitit tha se tri projektligjet që kanë mbetur pa u miratuar në vitin 2021, do të finalizohen në çerekun e parë të vitit 2022. “Ne e kemi pasur në plan disa ligje që jemi në përfundim të procesit të finalizimit. Projektligjin për Arsimin e lartë, Projektligjin për Edukimin e Hershëm dhe atë për Tekste dhe Mjete Mësimore. Kemi pas në agjendë legjislative që t’i përfundojmë, por për shkak që draftet që kemi punuar kanë qenë drafte të kamotshme, ka qenë e nevojshme që të merret koha mjaftueshme, që të kemi draft-ligje në nivelin më të mirë të mundshëm, por do t’i finalizojmë në çerekun e parë të vitit 2022”, tha Nagavci. KRYPOMETRI do të monitorojë Ministrinë e Arsimit nëse do të finalizojë tri projektligjet në kohën e premtuar nga ministrja Nagavci.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software