About: http://data.cimple.eu/claim-review/2fae03e89000802634fcb3468ec3a880713e7be3e59fed5751d642dd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se përdorimi i limonit në peshk është i rrezikshëm Deklarata Shum njerëz e përdorin këtë por nuk e din se sa e rrezikshme është të shtrydhni limon mbi peshk Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Shum njerëz e përdorin këtë por nuk e din se sa e rrezikshme është të shtrydhni limon mbi peshk” është satirë. Në artikull dhe video nuk është dhënë ndonjë bazë shkencore që tregon se kombinimi i limonit dhe peshkut ka rrezikë për shëndetin e njeriut. Video e bashkangjitur është satirike. Artikulli Më 26 qershor 2023, ueb faqja avtopazarmk.com ka shpërndarë përmbajtjen me titull “Shum njerëz e përdorin këtë por nuk e din se sa e rrezikshme është të shtrydhni limon mbi peshk”. E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në disa faqe të Facebook-ut si Revista 49, Qikat e Diaspores, Albania1, Melodi shpirti dhe Shqiptaret Në Evropë. Artikulli pretendon se shtrydhja e limonit në peshk është e rrezikshme, përderisa brenda në tekst kanë bashkëngjitur një video satirike, pa e treguar apo sqaruar se është fala për përmbajtje komike dhe humor. Videoja është pjesë e shkëputur nga emisioni televiziv “Jimmy Kimmel Live!”, që ka elemente satirike. Në video shihet një person i cili kinse teksa shtrydh një pjesë limoni në peshk aksidentalisht lëngu u limonit i hidhet në sy. Edhe vetë udhëheqësi apo moderatori i këtij emisioni, Jimmy Kimmel njihet si komedian por edhe producent e autor. Në të vërtetë limoni në peshk përdoret për t’i dhënë një shije më të veçantë. KALLXO.com ka kontaktuar me ekspertin e kuzhinës, Ramadan Hoti, i cili ka konfirmuar se për të përforcuar shijen e mirë të peshkut, limoni është ndër përbërësit kryesorë. “Limoni, hudhra, gjalpi dhe vera e bardhë, duke mos përjashtuar edhe mëlmesa tjera, janë ndër përbërësit që ndikojnë për një shije më të mirë”- thotë Hoti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software