About: http://data.cimple.eu/claim-review/2fb8b46aa4b7f30f8a4cb581e1364e751c7c6c26562b261b53088752     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar e Haradinajt me Radoiçiqin dhe Rakiqin Deklarata Ku je ku je se më ka marrë malli” Vlerësimi Rrenë Pretendimi se kënga me përmbajtjen “Ku je ku je se më ka marrë malli” këndohet nga Ramush Haradinaj është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar se kjo këngë këndohet nga Blerim Muharremi Blero. Artikulli Më 24 tetor 2023, faqja e Facebook-ut Sija Aldi Sera Durmishi (arkiva), ka shpërndarë një videomaterial në grupin >>Qeveria Kurti ll, 22 Mars 2021<<. Në video shihen ish-kryeministri i Kosovës, tashmë kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq dhe ish-kryetari i Listës Sebe, Goran Rakiq. Krypometri pas një analize të video materialit ka konstatuar se video është e manipuluar duke përdorur imazhet e Haradinajt, Radoiçiqit dhe Rakiqit. Video shpërndanë mesazhin që i atribohet Haradinajt me përmbajtjen “Ku je ku je se më mori malli” paraqitet në formë të këngës. Krypometër ka kontrolluar nëse Haradinaj ka kënduar një këngë të tillë. Duke përdorur makinat e kërkimit inVID Krypometër ka konstatuar se kënga në fjalë nuk është kënduar nga Haradinaj, por nga Blerim Muharremi Blero. Në YouTube Krypometër ka zbuluar se Blero e ka publikuar këtë këngë 11 muaj më parë. Në disa raste Haradinaj ishte kritikuar për afërsinë e tij me Millan Radoiçiq. Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, Haradinaj në një intervistë për Euronews kishte sqaruar se pse e kishte pritur Radoiçiqin në zyrë kur kishte qenë kryeministër. Haradinaj ka thënë se kishte pritur në zyrë ish-nënkryetarin e Listës Serbe në atë kohë si një serb i rëndësishëm, por jo i proceduar dhe as i sanksionuar nga SHBA. “Në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës kemi zhvilluar biseda me të për ligjet për ushtrinë. Në atë kohë jam munduar t’i shpjegoj se ligjet tona nuk janë kundër serbëve të Kosovës dhe u kam siguruar atyre që edhe fëmija i tyre mund të bëhet pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ata nuk u pajtuan, e kishin kusht që në ligjet për ushtrinë, të kishte përfaqësues të Listës Serbe e cila në bazë të Kushtetutës përfaqëson serbët në Qeverinë e Kosovës, ai ishte nënkryetar atëherë, ata kërkuan të shtohet një nen ku thuhet se ushtria e Kosovës nuk shkon në veri pa lejen e NATO dhe KFOR”- ka deklaruar Haradinaj. “Qëllimi i qeverisë në atë kohë, qëllimi i imi, ishte që ligjet të shkojnë të plota dhe ashtu rezultoi. Prej asaj kohe, pra të atëhershme, ai nuk kishte ndjekje ligjore ose nuk ishte i sanksionuar nga Amerika, ishte një nga serbët e rëndësishëm të asaj kohe por nuk kishim një gjykim më të madh për të”- pati theksuar kreu i AAK-së. Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit kundër Policisë së Kosovës, me ç’rast Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist i udhëhequr nga Millan Radoiçiq, deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë. Në ditën kritike, Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda dhe një arsenal të madh të armatimit ushtarak që i takonte këtij grupi terrorist.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software