About: http://data.cimple.eu/claim-review/2fbed7221739d5ce7bbbb2bef56e615b92c405939f72c1020cc3cf2c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se ‘është dridhur politika në Beograd’ Deklarata Politika në Beograd “dridhet”, SHBA-BE prishin strategjinë e Vuçiqit Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit ‘Politika në Beograd “dridhet”, SHBA-BE prishin strategjinë e Vuçiqit’ nuk është mbështetur në fakte. Përkundër paralajmërimit në titull, në artikull nuk ka asnjë fakt apo provë se politika në Beograd është ‘dridhur’ apo se SHBA dhe BE kanë ‘prishur strategjinë’ e Vuçiqit. Në artikull nuk është treguar se cili ishte plani i Vuçiqit dhe çfarë synohej që të arrihej me atë plan. Përveç kësaj, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell ka thënë se pikat e marrëveshjes me Kosovën do të futen në kapitullin e 35 për anëtarësimin e Serbisë në BE. Artikulli Më 23 mars 2023, faqja në internet “zyrtare.net” ka publikuar një artikull me titullin ‘Politika në Beograd “dridhet”, SHBA-BE prishin strategjinë e Vuçiqit’. Artikulli është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si: “Vajtuse-shumë të mira-muzikë live”, “Refugjati”, “Zyrtare”, “Muzik dhe Gjith çka tjera”, “No limit shqip”. Në artikull flitet nëse Marrëveshja e Ohrit në mes Kosovës dhe Serbisë është e obligueshme edhe pse nuk është nënshkruar nga palët. “Detyrimi ligjor pa nënshkrim është i mundur. Konventa e Vjenës, e cila përmendet, e parashikon në mënyrë implicite këtë, se edhe marrëveshjet e panënshkruara mund të detyrojnë të veprojnë në përputhje me vlerat e tyre ligjore. Kjo ndodh kur sjellja e shtetit tregon se është në përputhje me atë marrëveshje, vlerëson për Danas Jelena Jeriniç, profesoreshë në Fakultetin Juridik të Universitetit Union” – thuhet ndër të tjera në këtë lajm. Përkundër paralajmërimit në titull, në artikull nuk ka asnjë fakt apo provë se politika në Beograd është ‘dridhur’ apo se SHBA dhe BE kanë ‘prishur strategjinë’ e Vuçiqit. Pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, zyrtarët të BE-së kanë deklaruar se obligimet që dalin nga kjo marrëveshje do të jenë si kushte për shtetet në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell ka thënë se pikat e marrëveshjes me Kosovën do të futën në kapitullin e 35 për anëtarësimin e Serbisë në BE.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software