Artikulli i pambështetur në fakte për përdorim të çajit
Deklarata
Preferohet t’i pini vetëm 2-3 gota të ketij caji në ditë, mjeku i njohur: Nëse do te ndiqni këtë metodë nhristoper uk do të keni më
Vlerësimi
Me kos
Në artikullin me titull “Preferohet t’i pini vetëm 2-3 gota të ketij caji në ditë, mjeku i njohur: Nëse do te ndiqni këtë metodë nhristoper uk do të keni më” janë dhënë përfundime të pa-bazuara në fakte. Në artikull nuk është cituar asnjë mjek dhe as punim shkencor që e mbështet titullin dhe përmbajtjen e artikullit.
Artikulli
Më 5 janar 2023 faqja online NEWZ ka publikuar një përmbajtje me titull “Preferohet t’i pini vetëm 2-3 gota të ketij caji në ditë, mjeku i njohur: Nëse do te ndiqni këtë metodë nhristoper uk do të keni më”.
I njëjti shkrim është shpërndarë në disa faqe në facebook, si: Njoftohu.info dhe Lajme.sot. Përmbajtja e njëjtë ka qarkulluar në vitin 2021 dhe është shpërndarë në faqe në facebook, si: Lajme Online, Gazeta Diaspora, Fiks Al dhe Lexo sot.
Në titull përmendet përdorimi i “një çaji” që rekomandohet nga një “mjek i njohur”, ndërkaq në brendësi të tekstit emri i mjekut nuk përmendet fare.
Në përmbatje ka përsëritje të vazhdueshme të paragrafëve dhe faqja nuk bazohet në ndonjë të dhënë shkencore që rekomandon pirjen e çajit.