About: http://data.cimple.eu/claim-review/30d49aa71b5fcc618b9461fe7ceb192a9d99d11e67e75e1262ba51ed     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM Deklarata e rreme për Kurtin dhe Konjufcën Deklarata Albin Kurti dhe Glauk Konjufca me urim të përbashkët: Astrit, urime Zajednica Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Albin Kurti dhe Glauk Konjufca me urim të përbashkët: Astrit, urime Zajednica” është i rremë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se dy liderët nuk kanë thënë një deklaratë të tillë. Artikulli Më 5 nëntor 2023, faqja e Facebook-ut, Komenti Ditor (arkiva) ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca teksa bëjnë homazhe tek varri i ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari. Në fotografi është vendosur mbishkrimi “Albin Kurti dhe Glauk Konjufca me urim të përbashkët: Astrit, urime Zajednica”. Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të kuptuar vërtetësinë e deklaratës. Manxhuka thotë se Kurti dhe Konjufca nuk e kanë thënë një deklaratë të tillë gjatë homazheve në 7 vjetorin e vdekjes së Deharit. “Kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca nuk kanë thënë një gjë të tillë. Këto janë fake news të radhës në kuadër të luftës hibride”- tha Manxhuka për Krypometrin më 11 nëntor 2023. Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar në 7 vjetorin e vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari. Ai ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet t’i trajtojnë me urgjencë rastet si ai i Astrit Deharit. “7 vjet prej kur morëm lajmin e kobshëm se shokun tonë, aktivistin e Lëvizjes, studentin shembullor të mjekësisë, Astrit Deharin, e kanë mbytur në burgun e Prizrenit. 7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit, mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit”– shkroi Kurti në Facebook. Më 5 nëntor të vitit 2016, në orët e para të mbrëmjes u raportua për një vdekje të një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Vetëm pak minuta më pas u raportua se brenda qelisë së tij ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së Astrit Dehari i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhës në Kuvendin e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software